 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Dashuria ekziston edhe pas 25 vjeteve"
Sonila Isaku
E Hene, 15 Shkurt 2010
Te kapur te dy per krahu, ashtu sikurse cdo vit Bashkimi dhe Flutura kane pershkruar shetitoren e Kodrave te Liqenit Artificial. Kane menduar qe kete dite te diel t'ia perkushtojne njeri-tjetrit duke "harruar" per pak ore femijet dhe familjen e tyre. Duket se dashuria e tyre kishte lindur pikerisht dje dhe jo 25vjet me pare kur ata ishin te martuar. Cifti Elezi kishte preferuar kodrat e liqenit artificial per te shijuar natyren por edhe per te kaluar kete feste te Shen Valentinit. Kane kerkuar te dalin nga monotonia e diteve te tjera ku oret e lira dhe shetitjet i se bashku ne ambientet e shtepise. Ne diten e te dashuruarve ata kane vendosur qe te dalin shetitje nga Liqeni Artificial i Tiranes dhe nga ana tjeter kane menduar edhe per nje dreke ne familjen e tyre.
Festa
Nuk ka qene vetem dy karafilat qe Flutura mbante te dore dhurata e dites se Shen Valentinit. Bashkimi ka menduar me shume per bashkeshorten e tij, duke i blere edhe nje bylezyk te arte, kurse ajo e ka mbajtur sekret dhuraten e bashkeshortit, per vete faktin se edhe ai ende nuk e di se cfare do te marre. "Natyrisht qe kemi shkembyer dhurata. Ato jane gjera te vogla dhe simbolike por qe na kujtojne se edhe ne pas kaq vitesh jemi te dashuruar ashtu sikurse edhe kemi qene 25 vjet me pare" pohon Bashkimi. Sipas tij, shume e rendesishme eshte ajo cfare ka mes ciftit dhe jo ajo qe dhurohet. Ndersa bashkeshortja e tij, tregon se dhurata qe i ka blere te shoqit eshte dicka e domosdoshme per Bashkimin e cila i ka munguar. "Ai ende nuk e ka pare se cfare i kam blere, pasi surprizen e kam lene per ne dreke. Por, eshte dicka qe atij i nevojitej por qe nuk ka mundur ta bleje gjate ketyre koheve te fundit. Nderkohe qe kam pergatitur edhe nje dreke te vecante per sa i perket kesaj dite" ka pohuar ajo. Nga ana tjeter nuk harron te tregoje edhe lulet te cilat i ka marre pergjate shetitjes ne Kodrat e Liqenit Artificial.
Dashuria
Nuk kane mundur te dashurojne kur kane qene beqare, por dashuria qe ka lindur pas marteses se tyre ka qene shume e forte. Pavaresisht se jane martuar me mbleseri, ajo cka lindur me pas per ciftin Elezi duket sikur te kete qene dashuri me shikim te pare. "Ne jemi martuar me mbleseri pasi edhe para 25 vjetesh ekzistonin keto lloj forma martese. Por dashuria qe ka lindur me pas ka qene shume e forte, aq sa edhe sot pas 25 vjetesh duket se jemi te dashuruar ashtu si edhe vitin kur ne u martuam" thote Bashkimi. Kurse per sa i perket festes ai thote s cdo dite jemi te dashuruar por ne 14 shkurt eshte nje kushtim me i madh vemendjeje per ate qe ke ne krah. "Pas viteve '90 cdo 14 shkurt e kemi festuar ne nje menyre apo ne nje tjeter ashtu si ne e kemi menduar. Nderkohe qe me perpara kjo feste nuk njihej ne vendin tone, por sikur te ekzistonte edhe atehere do te kishim dashuruar e festuar fshehurazi" thote Bashkimi. E ndersa uron te gjithe te dashuruarit qe te kalojne sa me bukur kete feste dhe te falin gjithmone dashuri, perqafon bashkeshorten e tij dhe largohet me nje buzeqeshje, thua se ate e ka pasur 25 vjet ne buze sa here qe ka ndier prane nenen e femijeve te tij.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
- Rreshkitjet ne Apoloni, largohen 36 veprat antike
- Tafaj-rektoreve: Kritere te reja per stafin pedagogjik
- Pyetjet me zhvillim, vleresim i vecante
- Lumenjte, Gjanica mban "top-listen" per ndotje
- Abortet, Tirana 11 femije shuhen cdo dite
- Femijet shqiptare 4 % e tyre obeze
- Ikja e 1.300 arsimtareve, rritet ngarkesa mesimore
|
|