Zakeroni: Juventus, moment per t'iu rikthyer fitores
E Diele, 14 Shkurt 2010
Zakeroni eshte duke i dhene "kuren" e duhur, qe te "sheroje" nje here e mire ekipin e Juves, per te arritur tek fitorja e munguar. "Skuadra ka nevoje qe te beje kthesen dhe te rritet ne loje. Por pas disa rezultateve zhgenjyese, kemi nevoje aktualisht per te shenuar rezultate pozitive". Ndaj Xhenoas nuk do te jete e lehte, por Juve ka pasur nje jave kohe ne dispozicion per te menduar dhe pergatitur maksimalisht per kete takim, ku kerkohet patjeter fitorja. "Java e fundit e stervitjes na rezulton pozitive dhe para ndeshjes atmosfera eshte premtuese. Te gjithe lojtaret do te jene ne dispozicion, edhe ata qe nuk kane punuar deri tani me ekipin tone. Rikuperimet? Sigurisht do te jene ata qe luajten ne ndeshjen e fundit. Jakiunta? Jemi duke pare gjendjen e tij me te fundit. Ne kete moment nuk mund te them asgje, por do te doja qe ta shihja bashke me ekipin, nga fillimi i ndeshjes". Nderkaq, trajneri shpreson se edhe Amuari do te rikthehet shume shpejt te goli, qe i mungon ne Seria A. Sulmuesi bardhezi Amauri, i duhet te shenoje nje gol per t'u "zhbllokuar" dhe shpreson te arrije ate ndaj Xhenoas. Trajneri thekson se kundershtari eshte i forte dhe fitorja eshte alternative e vetme per Juventusin. "Xhenoa luan mire dhe nuk do te jete e lehte. Kete e kane te qarte lojtaret e mi", - thekson Zakeroni. Trajneri bardhezi ka besim tek lojtaret qe ai drejton. "Jam i lumtur qe kam nje skuader konkurruese dhe nese arrijme te shpalosim me mire vlerat tona ne fushe, atehere skuadra do te rritet ne nivel dhe do te konkurroje me mire, per permbushjen e objektivave finale. E sigurt eshte se Juventus mund te arrijme me shume se kaq. Duhet te shmangim ecurine negative ne disa nga ndeshjet e fundit dhe te paraqitemi ndryshe, per te rikthyer besimin qe mungon ne skuader", - perfundon Zakeroni, qe ne fund thote se edhe tifozet nuk do te pajtohen me ndonje rezultat tjeter, vecse presin fitoren, per te "pronotuar" nje vend ne "Champions".