Partizani fiton ne Librazhd dhe afrohet me objektivin
E Diele, 14 Shkurt 2010
Sulmuesi Maho shenoi nje dopiete ne Librazhd per Partizanin, qe triumfoi paster ndaj Sopotit. Te kuqte siguruan tre pike te "arta", ndaj Sopotit, dhe ne permbushjen te objektivit final shpresojne qe rivalet te gabojne ne takimet e ardhshme. Ndeshja mes Sopotit dhe Partizanit eshte zhvilluar ne nje terren tejet te papershtatshem. Ne fillim te ketij takimi u mendua qe ndeshja te shtyhej per nje dite tjeter. Partizani kishte udhetuar drejt Librazhdit, per fitore, si nje nga alternativat e fundit per te arritur objektivin final te pjeses se dyte te sezoni, ngjitjes se Superiore. Ne fund, ekipi i drejtuar nga Skerdi Bejzade ka arritur qe te triumfoje 2-0, fale golave te sulmuesit Malo. Nderkohe, skuadra kryesuese e Kategorise Superiore edhe kete jave nuk eshte ndalur, duke fituar thelle ne shtepise, ndaj Burrelit. Bylisi vazhdon te kryesoje i sigurt Kategorine e Pare dhe ka thelluar diferencen me ndjekesit. Lushnja eshte mundur ne Velipoje, me nje gol, cka ka favorizuar me kete rezultat edhe ekipin e Partizanit. Derbi i prefektures se Elbasanit mes Turbines dhe Elbasanit nuk eshte zhvilluar, ashtu si edhe Bilisht, per shkak te reshjeve te shumta qe kane rene dhe terrenit te papershtatshem nuk eshte luajtur ndeshja, sipas programit zyrtar.
Kategoria e Pare
Java e 18-te
Dje
Ada - Lushnja 1-0
Bylis - Burreli 3-0
Besel. - Gramshi 1-1
Sopoti- Partizani 0-2
B. Sport- Skrapari (shtyre)
Turbina - Elbasani (shtyre)
Sot
Kamza- Pogradeci
Luftetari - Memaliaj
Bylis 44
Lushnja 35
Elbasani 35 (-1)
Ada 34
Pogradeci 31 (-1)
Kamza 30 (-1)
Partizani 25 (-1)
Luftetari 22 (-1)
Burreli 22 (-1)
Gramshi 21
Beselidhja 16
Turbina 15 (-1)
Memaliaj 14 (-1)
Sopoti 10 (-1)
Skrapari 9 (-1)