Barazim ne Kruje, Apolonia i jep fund zhgenjimeve
E Diele, 14 Shkurt 2010
Apolonia merr nje pike te vlefshme ne Kruje, ne perballjen direkte me Kastriotin. Berkic ne '18 realizoi golin e pare per Apolonine. Per gezimi i fierakeve nuk zgjati shume me fitore, sepse Abazaj barazoi shifrat pak minuta me vone. Megjithate Apolonia rriti qe ne fund te ndeshjes te merrte nje pike ndaj Kastriotit, duke i dhene fund disa humbjeve radhazi ne ndeshjet e transfertes. Apolonia i ka dhene fund me paraqitjen e djeshme ne Kruje disa zhgenjimeve te njepasnjeshme. Nen drejtimin trajneri te saj, Hasan Lika, kishte disa jave qe skuadra fierake nuk po dilte ne loje. Pas edhe akuzave dhe kunder akuzave qe mberthyen ekipin fierak, per shitje te ndeshjeve, ka ardhur edhe rezultati pozitiv ne ndeshjen e djeshme. Nje dite me pare, Flamurtari eshte mundur ne Lac, dhe beteja ne fund mes ekipeve qe synojne mbijetesen sa vjen dhe ashpersohet.