Vllaznia, vjen edhe fitorja e mbijeteses
E Diele, 14 Shkurt 2010
Aranit Muraci
Vllaznia fiton ndeshjen e dyte radhazi ne kampionat dhe me tre pikeshin e fundit, largohet nga zona e ftohte, duke iu shmangur disi renies ne nje kategori me poshte. Pas triumfit me Tiranen ne kryeqytet, skuadra e Edi Martinit seleksionoi fitoren e dyte radhazi, ne "Loro Borici". Perballe Skenderbeut te Korces, Vllaznia kerkoi maksimumin, pasi cdo rezultat tjeter do te komprometonte synimet e skuadres se Martinit, per te mbijetuar ne Kategorine Superiore. Trajneri i Skenderbeut, Mirel Josa debutoi me nje humbje ne stolin korcar, ndersa pas ndeshjes homologu i tij, ne stolin shkodran pranoi se skuadra mike zhvilloi nje ndeshje pozitive. - "Skenderbeu na vuri ne veshtiresi dhe duhet pergezuar per lojen qe zhvilloi, - theksoi Edi Martini. -Nuk jemi nisur nga rezultati i ndeshjes se pare per kupe, ndaj e kishim vleresuar maksimalisht kundershtarin, madje ne Korce provuam se Skenderbeu ishte shume i forte. Ne ndeshjen e djeshme morem tre pike qe do te na ndihmojne ne permbushjen e objektivit final". Ndeshja e pare e Skenderbeut, ne drejtimin e Mirel Joses ne kampionat perfundoi me nje humbje, ne Shkoder, ndaj Vllaznise. Kjo e fundit eshte drejtuar nga trajneri tiranas deri nje vit me pare. Skenderbeu me humbjen e pesuar ne ndeshjen e djeshme te kampionatit, ka veshtiresuar edhe me shume pozitat ne kampionat. Korcaret mbyllin klasifikimin dhe duhet te zhvillojne nje faze te fundit, spektakolare, per t'i shpetuar renies ne nje kategori me poshte. Malindi dhe Roshi debutuan ne menyre te shkelqyer me fanellen e re te Skenderbeut, duke realizuar secili nga nje gol ne Shkoder, ndaj Vllaznise. Gjithashtu, ne "Loro Borici" te Shkodres debutuan per Skenderbeun edhe Grisha, Asllani, portieri Kosturanov e Lekarovski. Portieri maqedonas nuk beri nje paraqitje pozitive, per shkak se nje pjese e humbjes erdhi edhe per disa gabime qe ia kreu ne pjesen e dyte. Goli i fitores per ekipin e Vllaznise erdhi pas nje dalje te gabuar te portierit shkodran. Skenderbeu kaloi me shpejt ne epersi, me ane te Malindit, por vendasit permbysen rezultatin e ndeshjes, me kalimin e minutave. Haxhibulic kaloi Vllaznine ne epersi, me fillimin e pjeses se dyte, pas dhenies se nje 11-metershi ne favor te vendasve. Por Roshi me nje goditje te forte nga jashte zones shenoi nje eurogol, duke barazuar shifrat ne 2-2. Vllaznia arriti qe te fitonte fale golit te Shtubines, qe perfitoi nga nje vendosje e gabuar mbrojtjes dhe dalje jo e mire e portierit. Skenderbeu, pavaresisht humbjes, zhvilloi nje ndeshje te mire dhe me ritem, duke kerkuar barazimin deri ne minuten e fundit te ndeshjes.
Kategoria Superiore
Laci - Flamurtari 3-2
Vllaznia - Skenderbeu 3-2
Kastrioti - Apolonia 1-1
Sot
Shkumbini - Tirana
Teuta- Gramozi
Neser
Dinamo - Besa
Dinamo 51 (-1)
Besa 39 (-1)
Tirana 32 (-1)
Laci 31
Shkumbini 27
Teuta 26 (-2)
Apolonia 26
Kastrioti 26
Vllaznia 25
Flamurtari 21
Gramozi 18 (-1)
Skenderveu 15
Vllaznia - Skenderbeu 3-2
Belisha 8', Haxhibulic 53' (11-m), Shtubina 62' / Malindi 7', Roshi 58'
Vllaznia : Grima, Shtubina, Smajli, Leci (Sukaj61'), Rajovic, Kraja, Foniks (Doci 72'), Nallbani, Belisha, Haxhibulic (Alikaj 66'), Bala. Trajner : E. Martini
Skenderbeu : Kosstruranov, Leskarovski, Lika, Doku, Lako, Grizha, Roshi, Asllani ( Cekaj 78'), Xaka (Frasheri 70'), Guerrib, Malindi. Trajner" M. Josa
Gjyqtar: Ervis Peza
Kartone te verdhe: Kraja, Nallbani, Leskarovsku, Asllani