PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 3 ) Shiko komentet

"Njerez te Humbur", prane gjetjes se Eda Koldashit


E Diele, 14 Shkurt 2010

Java kaloi shume shpejt dhe e premtja mberriti per te gjithe teleshikuesit e emisionit "Njerez te Humbur", ne pritje per te mesuar te rejat me te fundit te personave te humbur. Si zakonisht, ne studio u prezantuan raste te trajtuara me pare, per shkak te informacioneve te vrullshme te mberritura ne emision te cilat u percollen nga gazetaret ne puntaten e radhes. Kjo jave solli te dhena te reja per Eda Koldashin qe deshmuan edhe nje here pranine e mundshme te saj ne shtetin grek. Po ashtu nje deshmi e rendesishme erdhi dhe per Sadetin Sharkiqin nga kontinenti amerikan, ne shtetin e Kanadase. Se, fundmi nje histori u transmetua per humbjen e nje te riu ne vitin 2000.

Maratona e se premtes qe vazhdoiu si zakonisht dhe ne oret e para te dites se djeshme, ra ne gjurme te Eda Koldashit, ne qytetin e Janines.

Ne vitin 1992, ne qytetin e Elbasanit zhduket ne menyre te mistershme nena e dy femijeve, Eda Koldashi. Pothuaj per 18 vjet me radhe askush nuk morri vesh arsyen e largimit te vajzes nga Elbasani dhe kete pergjigje familja e saj e kerkon ne emisionin "Njerez te Humbur".

Tashme dy femijet e Edes jane rritur dhe vazhdojne ta ruajne ende te gjalle kujtimin e nenes se tyre. Fatmiresisht, historia e Eda Koldashit ka marre zhvillim qe ne momentin e pare qe eshte transmetuar dhe e premtja qe sapo kaloi tregoi se ajo mund te ndodhet ne qytetin e Janines. Jane te shumte ata qe kane telefonuar dhe qe kane pohuar se ndoshta Eda qe prej largimit te saj nga shtepia mund te jete vendosur ne Greqi dhe nuk mund te kete levizur asnjehere. Menjehere jane njoftuar vullnetaret e emisionit ne qytetin e Janines dhe se shpejti do te verifikohet kjo piste hetimi.



Shfaqet pista e re e kerkimit

Ne pjesen e dyte te emisionit, vemendja e te gjithe publikut kaloi ne nje histori te re nga qyteti i Dibres. Ne poltronin e te ftuarve ne emision ndodhej babai dhe vellai i Alfred Muhos, te cilet prej 10 vitesh e kerkojne ate. Ne fakt, historia e tij nisi qe ne vitin 1999, kur Alfred Muho u nis per te emigruar ne Itali. Edhe pse pretendimi ishte per nje jete me te mire, ne letrat qe kishte shkruar Alfredi kishte treguar se jetesa ishte mjaft e veshtire dhe synimi ishte per t'u larguar ne nje shtet tjeter. Kete fakt ai e kishte treguar ne letren e fundit, ku ishin shkruar fjalet e fundit qe ai tha nga moment i humbjes.

Alfred Muho ishte edhe nje njohes i mire i gjuhes angleze dhe asaj gjermane dhe dyshimi i familjes se tij eshte se ai mund te jete larguar ne ndonje shtet tjeter perendimor. Kete dyshim e perforcuan edhe telefonatat e para te mberritura ne studio, qe treguan se Alfred Muha, mund te kete levizur dhe ndodhet aktualisht ne nje shtet tjeter. Java ne vazhdim do te sjelle investigimet dhe verifikimet me te fundit, per te zbardhur te verteten e 31 - vjecarit nga Dibra.



Ne kerkim te Sadetin Sharkiqit ne Kontinentin Amerikan



Edhe pse kane kaluar 20 vjet nga largimi i Sadetin Sharkiqit, shpresa e nenes dhe motres se tij per ta gjetur nuk rresht. Ai u largua nepermjet liqenit te Shkodres per te shkuar ne Mal te Zi dhe per te mberritur me tej ne Beograd, ku u strehua ne nje nga hotelet, per te aplikuar per statusin e azilantit politik. Por, ketu ai humbi cdo kontakt dhe askush nuk mesoi nese atij ju dha mundesia ndonjehere per te shkuar jashte kontinentit evropian, apo dicka tjeter ndodhi ne hotel " Havala".

Australia, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kanadaja jane tre shtetet ku ai kerkohet, sipas informacioneve te mberritura ne emision. Perpjekjet jane bere pareshtur per te zbuluar vendndodhjen e tij dhe se fundi mberriti nje deshmi qe tregoi se Sadetini eshte pare jo me pare se ne vitin 2008 ne Toronto, ne zonen e Danforthit. Informacioni erdhi nga nje person qe kishte qendruar dhe punuar se bashku me te. Nuk dihet ende nese vertet eshte Sadetini, por e premtja tjeter do te zbuloje me teper rreth ketij informacioni.








Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika