PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 29 ) Shiko komentet

Cirku i Edit per "hapjen e kutive"


E Diele, 14 Shkurt 2010

Behar Sadiku - Ambasador per Paqe

"Cirku do te luaj, apo jo". Ky ka qene titulli i nje film cek te shfaqur ne vendin tone gati para tre dekadave, dhe qe nuk e di pse me sjell nder mend tere kete 6-mujor , kur ne mediat tona amplifikohet nga mengjesi deri ne darke refreni i shokut Edi , qe aksidentalisht i ka ndodhur te jete ne poziten e mbishpinesit te Opozites. A thua se vendi yne i ka zgjidhur te gjitha hallet dhe tashme nuk ka me se te merret, e sa te kruaj dhembet a te luaj deren po merret me kete "cirkusin e Edit per hapjen e kutive ". Qe Shqiperia, nje vend tashme i anetaresuar me te drejta te plota ne NATO dhe qe pret te aderoje me shpejtesi ne Bashkimin Europian (dhe gjasat jane mjaft te mira) , kerkon ta zhvendose vemendjen e mbi tre milion e gjysme shqiptareve ne gje a gjeza folklorike e te pa vlera, vetem e vetem per te "forcuar" alibine e humbjes totale ne zgjedhje, si rezultat i nje vizioni krejt te turbullt, shterran e deshtak. Te marresh e te shkarkosh barren nga supet e tua dhe t'ia vesh "kopilin ne dere" dikujt tjeter nuk eshte kush e di se cfare. Por te marresh aventura te tilla per te gjymtuar fatin dhe ardhmerine e vendit, kjo natyrisht eshte sa e turpshme aq dhe e denueshme. "Kasus belli" qe ti ke zgjedhur: problemi i ndershmerise ne votime eshte dicka qe qendron shume larg moralit dhe veprimtarise tende ne favor te kesaj ceshtje. Votimet e lira dhe zgjedhjet e ndershme jane sigurisht treguesit me te rendesishem te "abc" se demokratizimit te shoqerise dhe shtetit demokratik shqiptar. Standardet qe jane arritur deri me tash, por dhe ato te pritshmet ( qe kerkohen te arrihen) ne pjesen e tyre kockore jane ngjizur mire dhe tregojne qe klasa jone politike brenda nje periudhe jashtezakonisht te shkurter kohore (as dy dekada!) ka arritur te paraqitet me nje dinjitet te pelqyeshem edhe ne eksponatet e Evropes, me tradita shekullore ne kete leme.

Partite politike ne Shqiperi dhe dy lideret kryesore te kesaj epoke, Berisha e Nano, ku me shume e ku me pak kane qene ne rendin e atyre njerezve qe kane treguar se dine te punojne e te implementojne arritjet pozitive dhe eksperiencen e vendeve me kulture demokratike, e per rrjedhoje edhe shkalla e zhvillimit te ketij treguesi ka pesuar ne pjesen me te madhe te levizjes nje dukuri pozitive me nje ngritje te pa imagjinueshme.

Nuk duhet te harrojme se Shqiperia erdhi nga post- diktatura me cnjerezore qe ka njohur Europa lindore, ku zgjedhjet ishin elementi me i "peshtire" , ku diktatori ishte fitimtar me 99.99 perqind, packa se ishin me dhjetera mije te burgosurit politike, te internuarit e te pushkatuarit. Nuk duhet te harrojme se ne pushkatuam ne vitin 46 jo thjesht "grupin e deputeteve" por lirine e te drejten per te menduar e vepruar ndryshe.

Por pse shqetesohet atehere shoku Edi Rama dhe tok me te disa kanarine te kafazit te tij, te katapultuar per te qene "te zgjedhur"? A e dine ato te verteten e njeriut qe kane ne krahe, ne se ai eshte "as" apo "pras" i lirise dhe duarve te pastra ne zgjedhje Pse ne Partine Socialiste grupi "Levizja per mendimin ndryshe" nuk eshte ne te njejtin akord. A mos valle shoku Edi eshte me socialist se socialistet, me i devotshem se ata qe e ngrite kete parti nga hiri dhe e shnderruan ne nje force te vertete politike me vizion demokratik. Natyrisht qe jo. Edhe Edi e di kete gje po kaq mire, bile edhe me shume se une apo te tjeret. Atij pak i dhimbset Partia, (per te mos thene aspak!) por shume i dhimbset ardhmeria e tij e perhumbur gjithsesi. Kjo eshte e verteta dhe aspak ndryshe. Por fakti eshte qe ajo ekziston dhe nuk ke si ta bishtnosh.

A nuk eshte valle shoku Edi dhe skota e manipulatoreve te pergatitur prej tij qe vodhi diten per diell, mu ne sy te kryeqytetit te shqiptareve votat e popullit kryeqytetas, A nuk ishte ky shok qe i tjetersoi ne menyren me te pabesueshme rezultatet e zgjedhjeve te vitit 2003 per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Nuk e kemi harruar besoj. Por edhe ne se dikush nga "deputetet" e Edit ka qene ne nje moshe miturane dhe nuk ka dijenite e duhura per kete shkak, mund t'i kujtoj disa nga "bemat" e usta Edit. Fjala bije nga 400 vota te gjendura ne kuti shoku Edi kishte "fituar" ne proces verbal 700 vota te vlefshme per kryetar. Aq te medhaja e te "hatashme" ishin vjedhjet e ketij shoku, sa qe as KQZ-ja ( qe ky e kishte te "veten") nuk ja mbylli dot te gjitha pocaqerite. Eh more shoku Edi,sa i zoti u tregove! Vodhi e falsifikoi falanga e "pioniereve te bashkise" qe i kishe pergatitur me zell ti. Cfare nuk bete ne ato te gjora kuti, i kthyet ne kuti-Pandore... aq saqe Gjykata Zgjedhore nuk pat se nga t'ia mbaje por urdheroi perseritjen ne mbi 30% te gjithe Qendrave te votimit.

Te kujtohet shoku Edi, se keto nuk jane gjera qe fshihen me nje "te rene" te furces! Nuk e kuptoj se si mund te flase per moralin zgjedhor nje njeri qe eshte treguar me te gjithe forcen dhe egersine si varrmihes dhe shnderues i tyre. Ja keto me erdhen nder mend kur te pashe duke "mbajtur leksione morali per voten e lire. Nuk jam vone qe po te them sot pas gjashte muajve. Ne rastin e pare thashe : e po le te justifikohet mavriu para te tijve. Nuk u dha vertete fitoren por ja ka zgjedhur rrugen qe t'ua beje me te bute humbjen. Por kur edhe sot, pas gjysme viti ti vazhdon te cirresh e te bertasesh se "te dhemb" ajo qe ty as qe ta ndjen, kjo jo vetem qe me deshperon, por natyrshem dhe me revolton. Ti te pakten duhet te heshtesh kur behet fjale per voten e lire. Ti i perket atij klani qe edhe pse i pakte numerikisht, treguat me prova te gjalla se e perdhunuat dhe e lenduat keq ate. Hiq dore nga "cirku". Kutite nuk mund te hapen dhe ti e di me mire se kushdo tjeter kete gje.

Shenim: Qendrimet e shprehura ne faqet e Forum nuk perfaqesojne domosdoshmerisht vijen editoriale te "Koha Jone.


Komento artikullin | Shiko komentet (29 komente)
Te Tjera nga rubrika