PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

MASH, "peng" shkollen e doktoratures


E Diele, 14 Shkurt 2010

Mosmiratimi i doktoratures per lenden e historise, po mban ende peng fillimin e shkolles se doktoratures, e cila do te hapet per here te pare ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise. Dekani Shezai Rrokaj, eshte shprehur se Keshilli i Administrimit prane Ministrise se Arsimit dhe Shkences, po tejzgjat procedurat. Nje veprim ose me sakte, nje mosveprim te tille Rrokaj e ka cilesuar si nje papergjegjshmeri nga ana e ketij Keshilli.

Zvarritja

Edhe pse duhej te kishin nisur studimet qe ne muajin tetor, shkolla e doktoratures ende eshte inekzistente. Shkak per kete eshte bere mosmiratimi i kurrikulave per lenden e Historise. Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj, eshte shprehur se kjo lende eshte bere "gangrene". "I takon Keshillit te Administrimit, ka nje mungese pergjegjesie prej tyre dhe nje hallakatje te panevojshem sepse keto kurrikula jane miratuar njesoj te gjitha, kane kaluar njelloj",-tha Rrokaj. Sipas tij, nese do te miratohen dhe kurrikulat per doktoraturen e Historise, atehere shkolla e doktoratures do te nise ne mes te muajit mars. "Ne shpresojme qe semestrin e dyte ta fillojme shkollen doktorale, qe do te thote se e parashikoj ne 15 marsin",-tha Rrokaj.

Kriteret

Sikurse behet e ditur nje nga kriteret kryesore per t'u bere pjese e studimeve doktorate eshte nota mesatare. "Kemi vene noten 8 si kualifikuese, ndersa i kushtojme rendesi masterit qe ata kane mbrojtur. Kemi kaluar ne perparesi, per dobi publike, te gjithe profesoratin e ri qe jep mesim ne institucionet publike, pastaj ata qe japin ne institucionet private", tha Rrokaj. Fillimisht, shkolla doktorale ne Fakultetin e Histori- Filologjise, do te permbaje doktoratura per mesuesi, gjuhesi, letersi dhe gjeografi. Te gjithe studentet qe mbarojne ciklin e dyte te studimeve, sipas sistemit te Bolonjes, nuk kane pse te fillojne "germimet" neper faqe te ndryshme te internetit me qellim qe te vijojne shkollimin apo mbrojtjen e titujve. Ata do te mund ta bejne nje gje te tille ne Shkollen e Doktoratures (SHD) ne Fakultetin Histori-Filologji. Per hapjen e kesaj shkolle, jane pare edhe eksperiencat e vendeve te tjera ne kete fushe. Shkolla e Doktoratures eshte ngritur me qellim qe studentet qe perfundojne ciklin e dyte te studimeve, ta kene gati mundesine per te studiuar dhe per te mbrojtur doktoraturen. Nje gje e tille do te vleje per ata qe kane mbaruar ciklin e pare te studimeve me kohe te plote 3-vjecar, te cilet do te fillojne te dytin, 2-vjecar.



Perfituesit

Do te jene te tille, te gjithe ata te sapodiplomuar qe kane kryer ciklin e dyte te studimeve me kohe te plote, pra ciklin 2-vjecar. Kete vendim, Keshilli i Ministrave e ka marre ne menyre qe brezi i pare i diplomanteve "master" ta kete gati vendin ku do te mbroje doktoraturen.



Master

Deri tani, disa prej universiteteve Publike te Vendit tona kane operuar vetem me studimet pasuniversitare, "master". Me i preferuari nga te sapodiplomuarit ishte shkolla e studimeve pasuniversitare, SHPU, prane Fakultetit Ekonomik te Tiranes. Doktoratura eshte mbrojtur vetem jashte shtetit.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika