Matura, te rritet "pesha" e mesatares
E Diele, 14 Shkurt 2010
Me gjithe ndryshimet e herepashershme te procesit te Matures Shteterore, serish lypsen ndryshime te tjera. Ky eshte mendimi i disa drejtuesve te universiteteve dhe fakulteteve. Nje propozim ka te beje pikerisht me rritjen e "peshes" se mesatares, por edhe korrigjimi i testeve ne menyre elektronike, per te shmangur keshtu cdo lloj abuzimi, por edhe gabime ne hedhjen e rezultateve. Njeri prej tyre, dekani i Fakultetit te Histori-Filologjise, Shezai Rrokaj eshte shprehur se gjithashtu, vitin qe vjen duhet te mbyllet gjithe cikli i percaktimit te Matures Shteterore, ku te ndahet perfundimisht Matura Shteterore nga pranimet ne universitete, qe eshte shume e rendesishme. Nga ana tjeter, sipas tij, duhet t'u jepet nje koeficient vleresimi shume me i madh kater viteve te studimit dhe provimet e Letersise dhe Matematikes te perfshihet ne teresine e notave qe merr nxenesi gjate 4 viteve. Kete vit mesohet te jene propozuar me shume kuota te reja pranimesh, duke pasur parasysh kerkesat ne rritje te maturanteve qe duan te ndjekin arsimin e larte. "Duke menduar shkollen si nje te drejte te tyren, ne keto kushte ne kemi propozuar kuota 10 per qind me te larta se sa viti i meparshem", - tha Rrokaj. Pak dite me pare, ministri Myqerem Tafaj beri te ditur disa risi, per sa i perket Matures Shteterore (MSH), ku e reja me e rendesishme ishte perfundimi i gjithe procesit ne 30 qershor dhe se nuk do te kishte me formular A3 dhe A4 per maturantet, por regjistrimet do te mbyllen vetem me formularin A2, per te eliminuar ne kete menyre sterzgjatjen e regjistrimit ne universitete. Vendet bosh, sipas tij, do te behen sipas listes zbritese.