PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Sot, Shen Valentin mes bores dhe mimozave


E Diele, 14 Shkurt 2010

Te dashuruarit "dyndje" neper dyqanet e bizhuterive, parfumeve si dhe te brendshmeve

Shen Valentini i sivjetme nuk do te anashkalohet aspak nga te rinjte, edhe pse shume prej tyre, jo ne gjendje te mire ekonomike. Ata qe kane mundesi financiare kane zgjedhur te darkojne ne restorante luksoze, duke e shoqeruar kete darke romantike edhe me ndonje dhurate te shtrenjte. Ndersa me te "varfrit", duket se do te mjaftohen duke pire dicka ne lokal, duke shijuar bardhesine e debores ne Dajt, apo duke dhuruar lule natyrale, aspak te shtrenjta. Si per shembull, mimozat... Nje tufe kushton vetem 100 leke nese zgjedh ta blesh, por ekziston edhe opsioni i mbledhjes se tyre te Liqeni Artificial, ose ne Dajt.

Dajti

Te pyetur se ku do ta kalojne diten e sotme, qe perkon me Shen Valentinin, disa te rinj u pergjigjen se kete do ta benin ne malin e Dajtit. "Duke qene se ka rene debore, atje eshte krijuar nje atmosfere shume e bukur. Ne do ta shijojme ate pamje te mrekullueshme gjate udhetimit me teleferik", pohon Ani, e sapofejuar. Ne nje menyre te tille ajo e ka kaluar edhe Shen Valentinin e vjetshem, po nen shoqerine e debores. Ne fakt, duket se ata nuk do te jene vetem. "Do te jemi disa cifte qe do te shkojme ne Dajt neser (sot), dhe pasi te lozim me topa debore e te bejme fotografi, do te drekojme atje",-thote Ani. Ne fakt, ideja e te rinjve per ta kaluar diten e Shen Valentinit ne Dajt vjen pikerisht nga pamja mjaft tunduese qe ka marre ky mal i zbardhur nga reshjet e djeshme. Ndersa shume te rinj te tjere, duket se do ta kalojne kete dite duke drekuar ose darkuar ne restorant, sipas mundesive.

Dhuratat

Parfum, lule, te brendshme, bizhuteri. Keto duket se do te jene me se shumti dhuratat qe do t'i bejne te rinjte njeri-tjetrit. Vete ata pohojne se e "prenotojne" dhuraten, ne menyre qe t'u hyje ne pune. "E kam pyetur te dashuren time, se cfare deshiron per 14 shkurt dhe me ka kerkuar parfum", thote nje i ri qe gjendet ne nje parfumeri duke kerkuar me sy, per marken qe e ka porositur e dashura. Edhe te brendshmet duket se jane mjaft te kerkuara ne kete dite, kryesisht te kuqe, seksi... Ndersa lulet ngelen per ata me romantiket, apo ata qe kane qene shume te pavendosur se cfare do te ishte me mire qe te dhuronin. Me gjithe dilemat e shumta qe kane pasur te rinjte, duket se rendesi ka gjesti, pasi ata ngelen gjithmone shume te kenaqur, sidomos femrat. "Te pyetura se cfare presin ne kete dite, ato thone "cfaredo qe te jete, rendesi ka domethenia e kesaj dite te vecante".



Intimiteti "kolektiv"

Asgje me mire se ky togfjalesh, nuk do t'i vinte per shtat menyres se si festojne shume te rinj ne Tirane. Si cdo vit, pritshmeria eshte e njejte sa u perket atyre qe duan ta kalojne kete dite prane Liqenit Artificial ne Tirane. Praktika e cdo viti ka treguar se cifte te dashuruarish, krijojne turma te medha pergjate Liqenit, duke e kthyer kete feste intime ne nje feste kolektive.



Motele&prezervative

Farmacistet tregojne se ka pasur nje fluks blerjesh te mbrojtesve nga shtatzenia e padeshiruar apo nga semundjet. Ndersa recepsionistet e moteleve apo hoteleve nuk ngurrojne te tregojne se "prenotimet" per te kaluar disa momente ne dhomat e tyre, jane bere qe diten e djeshme. Nisur nga simbolika qe ka kjo dite, duket se te rinjte nuk do te ngurrojne ta perjetojne kete feste, ne te gjitha dimensionet.





Pse 14 shkurti eshte dita e te dashuruarve

San Valentino, murgu i sakrifikuar per dashurine

Mendohet se origjina e kesaj feste rrjedh qe moti, nga koha e nje festimi pagan te romaket e vjeter te cilet organizoheshin per nder te hyjneshes dhe te solemnitetit te Luperkose, qe mbahej nje dite pas saj (me 15 shkurt). Megjithate per diten e te dashuruarve shpesh nderlidhet edhe nje legjende tjeter, e cila daton qe nga Shekulli i III i Eres Sone, aktori kryesor i se ciles eshte prifti romak i quajtur Valentin. Besohet se Shen Valentini me 14 shkurt 269, te Eres se Re u ekzekutua nga perandori romak Klaudi II, per arsye se kishte kurorezuar nje cift te dashuruar. Ne fakt, prejardhja e kesaj feste eshte e mbuluar me nje vel te fshehur, por kjo nuk e pengon njerezimin qe ata te besojne se Valentini ishte nje hero, nje figure e rendesishme, e para se gjithash nje figure romantike. Historianet thone se legjenda per Shen Valentinon, ndoshta edhe do te ishte larguar nga kujtesa njerezore sikur mos te paraqitej disa shekuj me vonen ne Angli, nje grua e cila kishte pas rastin e perfitimit nga kjo, baza e se ciles ishte nje tregim i ngjashem me ate te prejardhjes angleze. Sepse, historia angleze e ka traditen e vecante te festimit te 14 shkurtit si dita e te dashuruarve, e cila me siguri nuk nderlidhet me priftin romak, por qe besohet se ka lidhje me shumezimin e zogjve dhe vjershave, te shekullit XIV. Pa nevoje te thellimit ne lidhje me legjenden e zogjve, mjafton te theksojme se ky tregim arriti te kaloje pertej oqeanit ne kontinentin e ri, ne te cilen kjo feste e filloi nje histori te re moderne.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika