PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 18 ) Shiko komentet

Luksi i hapjes se kutive


E Shtune, 13 Shkurt 2010

Zaim Elezi

Zgjedhjet e Qershorit te vitit 2009 per ne Kuvendin e Shqiperise prodhuan ne mjedisin politik shqiptar, nje situate te ndryshme ne dukje nga zgjedhjet e shkuara. Por vetem ne dukje. U duk se gjithcka do shkoje mire dhe situata e rezultateve te peraferta e te ngushta ne mes dy partive kryesore, krijoi nje permbajtje per kontestim dhe ne krye te heres pranimin nga te dyja palet e rezultateve, e deklarimin e tyre konform standardeve. Kjo edhe per nje arsye elementare, pasoje direkt e hartimit dhe propozimit nga opozita te Kodit Zgjedhor, bashkepunimi nga te dy palet per Kodin, me gjithe kontestimin e vazhdueshem te te vegjelve.

Sajesa

Sinjali i leshuar nga deputeti i LSI, Prifti per bashkeqeverisje me PD, permbysi situaten dhe nxori ne foltore opoziten me sinjalet e para per kontestim. Qartazi kuptohet, se zgjedhjet nuk do ishin kontestuar nga opozita nese Ilir Meta e LSI nuk do kishin konfirmuar koalicionin me Berishen, e cila perkthehet thjeshte se PS kishte planifikuar nevojen e nje koalicioni te mundshem me PD. Koalicioni nuk rrezikonte karrigen e kryetarit te PS, te parashikuar ne statutin e saj per t`u leshuar ne rast humbje te zgjedhjeve. Perjashtimi nga mundesia per te qene fitues edhe ne rastin me te keq si pjese e koalicionit, detyroi Ramen te dale para publikut, ne fillim me nje fare hezitimi, per kontestimin e procesit zgjedhor, etj pretendime te kesaj natyre qe tashme kemi plot shtate muaj qe i degjojme. Habia e te gjitheve e fillimit filloi te davaritet ne saje te ngulmimit dhe ashpersimit te gjuhes se liderit te opozites, ne saje te perpjekjeve te tij jo dhe aq per te qene pjese e Qeverisjes por, per te mos humbur kolltukun e kryetarit te PS. Kjo nevoje e ngutshme provokoi dhe sajesen e shitjes se komisionereve te PS ( perfytyroni 20.000 komisionere!) e te paverteta te tjera te sajuara, ky turp i ngrene me buke, na beri qesharak ne syte e te gjitheve.

Objektivi

Mbajtja me cdo kusht e postit te kryetarit te PS. Thjeshte e vetem, lufte e perpjekje ne emer te interesit te pergjithshem, per te realizuar interesin personal te nje njeriu, Rames. Loja me transparencen e procesit zgjedhore, gjoja largimin nga e shkuara e zgjedhjeve me probleme e te tjera arsye qe ne dukje qellim mira, sherbejne e maskojne qellimin final te Rames per te mbajtur nen hyqem PS.

Rruget e realizimit

Politika e rruges e vetmja mundesi zgjedhje. Rruget e tjera si perfshirja ne parlament etj, duke i bere llogarite mire ne interes te Rames, sigurisht qe nuk do funksiononin. Bojkoti mbetej e vetmja alternative. Eshte gjithmone me e lehte te manipulosh opinionin publik e anetaret e simpatizantet se sa organizmat e politik berjes, apo te nxisesh ndjeshmerine e faktorit te rendesishem nderkombetare. Arsyeja eshte mungesa totale e fakteve per kontestimin e zgjedhjeve. Ne se i therrasim kujteses e bejme nje bilanc, del qe me shume argumente per parregullsi mblodhen vezhguesit e OSCE-ODIHR se sa komisioneret, anetaret apo ushtaret e PS gjate procesit zgjedhor. Perfundimisht mungonin te gjitha arsyet per te bindur faktoret e interesuar se zgjedhjet ishin te parregullta.

Aksioni

Politika e terrorit mbi deputetet e pamandatuar, mbi gjithe kryesine dhe anetaresine e Partise. U ngrit zeri duke ju bere thirrje te bindeshin se zgjedhjet i ishin vjedhur PS. Realisht ne fillim ishin te paqarte dhe konfuz, as dhe vete nuk e besonin se do iu pergjigjej elektorati dhe anetaresia, pasi ishin te bindur se zgjedhjet nuk ishin vjedhur. Vete PS eshte po aq fajtore ne se pranojme se zgjedhjet jane vjedhur. Permendim Mendimin ndryshe qe ishte realist e jo ekstremist pa kuptim.

Nga faktori nderkombetare munden te shkepusnin per gjate kohe, asgje tjeter, vetem nje nenqeshje te lehte edhe ajo diplomatike e pa as edhe nje shenje te qarte mbeshtetje apo kundershtimi.

Per Ramen pa qene nevoja te kujtojme rrugen e pershkuar deri me sot te kesaj farse, nuk kishin asnje interes pasojat e kesaj ndermarrje jashte tij. Qellimi justifikon mjetin gjeti zbatim me mire se kurdo ne kete zhvillim te ketyre shtate muajve, te udhehequr nga Rama.

Produkti i hapjes se kutive

Hamendesojme vetem per pak se c`mund te ndodh nese pozita bie dakord te shkele ligjin e te dale mbi Kushtetuten, duke hapur kutite. Marrim ne konsiderate e perfillim ketu edhe premtimin e opozites se nuk do kerkohet ndryshimi i qeverise e te tjera te kesaj natyre.

Per cdo dite te atij procesi te riverifikimit te votave, per edhe nje "parregullsi" fare te pa rendesishme e banale, do te kemi ne pafundesi reagime e zhurme me qellimin e vetem pengimin dhe erresimin e punes se Qeverise. Terheqjen e vemendjes nga punet e shumta e realizimet e medha, cuarjen e venien ne qender te vemendjes per kater vjet rresht si u vodhen, a u vodhen, votimi me dhune e arsye pafund edhe kur mungojne, te sajuara, per te demtuar, per te realizuar pergjunjen e qeverise e mundesisht dergimin e vendit, sa me pare ne zgjedhje te parakohshme.

Rezultat i mire vetem per qellimet e kolltukun e Rames, por assesi te vendit e te politikave te tij per integrimin evropian. Fshirja e gjithckaje te bere, e te planifikuar per t`u bere, jane te vetmet qellime dhe arsye, ne se realizohen, qe mund ta sjellin Ramen ne krye te qeverise e te justifikojne sundimin e tij ne PS.

A nuk eshte ky nje luks i tepert dhe i panevojshem edhe per zotin Rama? Pasojat qe vijne nga hapja e kutive, e shkaterrojne gjithcka te bere deri tani nga te gjitha palet, jo vetem nga PD. Kesaj i thone me ndergjegje te plote te pengosh integrimin e vendit ne politikat e perfshirjes ne Bashkimin Evropian, te mos realizohet liberalizimi i vizave, asgje te mos arrihet qe i sherben vendit e popullit shqiptar. Te zvarritemi e te udhehiqemi nga qellimet e vogla e meskine te nje zotnie, qe ne rrafshin kombetar, nuk perben as edhe nje vlere krahasuar me interesat e kombit. Me kete menyre, mbahet vemendja vetem tek Shqiperia, e kjo ne ritmike vetem per keq, e largon ate nga integrimi dhe po ashtu ben qe te harrohet Kosova e problemi shqiptar. Kjo eshte e pafalshme, ndaj t`i thuhet JO e te mos lejohet kurrsesi kjo farse te marr jete. T'i jepet njehere e pergjithmone fund talljes me kete vend e kete popull, te cilit nuk i numerohen vuajtjet e pabesite e shkaktuara nga te tjeret, por me shume nga "bijte" e vet.


Komento artikullin | Shiko komentet (18 komente)
Te Tjera nga rubrika