Kutia e se shtunes u hap te premten
E Shtune, 13 Shkurt 2010
Basir Collaku
Nese te Shtunen, kur pritet te takohen kreret e partive me te medha te vendit, ne prani te presidentit te republikes, dikush do e siguronte Edi Ramen se do te hapeshin kutite e votimeve te 28 qershorit, ai do te cohej me shpejtesi marramendese nga tryeza presidenciale dhe nuk do te ulej asnjehere ne bisedime pa e bindur se nuk do te ndodhe ajo qe ai kerkon prej pese muajsh. Ndonese rezoluta e Keshillit te Evropes ka nje qartesi kerkesash te panegociueshme dhe te gjitha selite nderkombetare diplomatike qe perfaqesojne shtetet dhe aleancat me te fuqishme te planetit, duan vetem nenshkrimin e saj publik me modalitete qe percaktojne palet, kreu i Bashkise eshte gjithe ankth se c'mund t'i ngjase pasi ora te shenoje 11 paradite e mbas. Per tu siguruar per ndonje te papritur te paparashikuar ai dergoi tre dite me pare postierin e tij, Erion Veliaj ne KQZ, te pyeste njehere cfare behet me kutite, me fletet e votimit, a ka procesverbale e kuti dhe kerkoi me zhurme gjimnazistesh te merrte ca prej tyre. Pas kthimit duarbosh te shoqates-parti G99 qe pastron socialistet nga PS, si shtrese zevendesuese dhe presioni, Rama u bind se eshte ne udhe te mbare e riktheu thirrjen per hapjen e kutive ne minutat e fundit qe te cojne ne tryezen e ftesave te zotit Topi. Pak ore para dates dhe vendit te takimit mes paleve qe kane harxhuar pese muaj energji per ti dhene te shtunen e 13 shkurtit 2010 doren njeri-tjetrit, lobingjet e ofertat e mbeshtetjeve kane ardhur gjithnje e me shume drejt Tiranes. Keshilli Evropes pas Rezolutes ka qene prezent me deklarata ore pas ore, sepse perpjekja e Rames per te perfituar nga hapja e kutive deri kut te shkohet prane tyre e asnje sekonde me shume, ka qene titanike. Kryeministri italian Silvio Berluskoni ne takimin me kryeministrin shqiptar Sali Berisha nje dite para tryezes tha se"Parlamenti eshte vendi ku opozita duhet te shpalose kerkesat e saj per parregullsi ne zgjedhje". Ndersa Berisha premtoi leshime per opoziten, qe sigurisht nuk jane kutite e hapura, sepse ata jane me frike per Ramen, sepse e cojne ate drejt zbulimit te veprimeve abuzive te te tijve te dielen e 28 qershorit e keshtu kjo transparence mund ta coje drejt perballjes me kerkesen e doreheqjes, sepse rizyrtarizohet boterisht humbja e merituar e tij. Berisha ofroi gjithcka qe eshte e mundur ne menyre qe te arrihet nje zgjidhje, ofroi me te miren e mundshme, ofroi kompromise e leshimeve ne menyre qe te marre fund kjo situate. Nga Parlamenti Evropian po pasditen e se premtes Joseph Daul, kreu i grupit te Partive Popullore Evropiane deklaroi se Partia Socialiste ne Shqiperi duhet te njohe zgjedhjet, duke theksuar se kerkesa per hapjen e kutive tashme eshte rrezuar nga Kolegji Zgjedhor duke rikujtuar socialisteve se Parlamenti Evropian ka hartuar rezolute kunder bojkotit. Edhe koordinatori i Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian, Elmar Brok cilesoi se ne "zgjedhjet e Qershorit ne Shqiperi nuk kishte manipulim, ndaj PS te respektoje e PE". Sikur te jene ne linje te panderprere Keshilli i Europes perseri ka folur nepermjet ka reaguar per tryezen qe do te mbaje neser presidenti Topi, me ane te Sekretarit te Pergjithshem, Thorbjorn Jagland qe perforcojne mbeshtetjen per presidentin Topi dhe presin tryeze me bilanc pozitiv. Por e gjithe kjo vemendje nderkombetare dhe vendase njeheresh nuk duket se ka gjasa te buroje zgjidhje por vetem thellim mosmarreveshjeje pasi deklarimet nuk kane ndryshuar por kane renduar tensionin negativisht. Rama pasi ka marre mendjen e Ngjeles, Ndokes, Gjinushit, Veliajt, ka nxjerre kete te fundit, qe ne takim e mbante ne krah te djathte si foto besueshmerie, e ka nxjerre ate si zedhenes te Frontit duke artikuluar protesta pas tryezes dhe duke lajmeruar deshtimin e paralajmeruar te takimit te pritur nga shume e shume pale ne kete ngjarje politike qe ka mberthyer vendin. Ngjela, Milo Ndoka e te tjeret thane pak a shume te njejten fjale per pretendimet duke shprehur fjalen e tyre si nje deshmi per mungesen e neserme ne tryeze dhe jepnin mesazhin qe nuk do te kete zgjidhje duke denoncuar keshtu mosrenien dakord ne takimin e meparshem te aleateve. Te gjithe kerkojne ate qe nuk thuhet ne Rezoluten e keshillit te Evropes, Fronti Popullor, Populli Opozitar, nje dalldi lufte e sajuar nga Rama kerkon vetem nje fjale hapjen e kutive. Pas ores se takimit kryetari i Frontit Edi Rama qe eshte konsultuar gjate ne menyre te perseritur dje me ambasadorin amerikan Xhon Uidhers, nuk ka folur duke pritur tashme takimin formal me presidentin pasi ka nxjerre te gjithe vartesit e tij per te thene ate qe u ka komunikuar ne takimin jashte kamerave. Keshtu e ka mbyllur kryesocialisti perpjekjen e fundit para fillimit te fundit duke percjelle aleatet te qete dhe duke vazhduar biseden e tij me Rucin ate qe mendohet se do kete ne krah ne takimin me kryeministrin Berisha e kreun e grupit te PD Patozi ne tavolinen e presidentit Bamir Topi. Dita e opozitareve u mbyll dje me shume takime e projekte duke marre perparesi emertesa e cuditshme popull opozitar e popull pozitar si thirrja me naziste, me djallezore, me dashakeqe, qe vuan nga permbajtja e shendetit te kulluar mendor ne politiken e ketyre koheve. Ethet politike pane pafundesine e presionit te miqve evropiane por neser do te binden se nese ka nje politikan shqiptar qe nuk di, nuk do, nuk ka ndermend te mbaje fjalen qofte politike apo administrative per askend, nuk eshte fare e zorshme te lodhesh per emrin se vrapi i te menduarit te ndalon te Edi Rama dhe mungesa e Gjinushit e Dules ishte nje tjeter flete pak e grisur qe doli dje nga kutia e se shtunes por qe u hap papritur te premten.