 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Altertekst-i, nje reforme e perqafuar dhe e shkelmuar njekohesisht
E Shtune, 13 Shkurt 2010
Maksim Gumeni
Asnje nuk e ka hedhur poshte akronimin ALTERTEKST. Madje dhe ata qe kerkojne ta revizionojne. Mesues te thjeshte apo drejtues te larte, kane thene fjale nga me te mirat per te. Me nderrimin e kaloresve ne qerren e arsimit, ndonese vazhduan fjalet e mira, veprat deshmuan per dicka te kundert. Per te kuptuar se c'po ndodh, me duhet te sqaroj disa ceshtje te platformes se ALTERTEKST-it.
Thelbi i ALTERTEKST-it
Ne prototipin e vet, ALTERTEKST-i zevendesoi e monopolin me konkurrencen ne tregun e lire. Me pare kishte vetem nje tekst dhe vetem nje botues, i cili ne thelb ishte shteti. Dy vitet para ALTERTEKST-it, botues i vetem ishte nje i perzgjedhur i MASH-it, qe ne fakt sherbente si studio hartuese e tekstit dhe ja kalonte funksionin botues vete MASH-it. Shteti (MASH-i) ofronte vetem nga nje tekst per cdo lende e klase dhe vendoste se cili do ishte ky. Per te gjithe nxenesit e Shqiperise njelloj. Me ALTERTEKST-in ka disa tekste alternative dhe disa botues te ndryshem qe sjellin keto alternativa. Nxenes te shkollave te ndryshme tani kane nje prej teksteve alternative, por jo domosdoshmerisht te njejtin tekst, por ate qe mesuesi i tyre e gjykon si te pershtatshem per te punuar me ta. Botuesit konkurrojne mes tyre secili me tekstin e vet alternativ, jo perkundrejt MASH-it, por ne treg perkundrejt mesuesit, qe perzgjedh alternativen e cila sherben me mire.
Fondet e subvencionit, ne sistemin e centralizuar perdoreshin nga shteti per te mbeshtetur botimin e tekstit (permes tenderit) duke ulur artificialisht cmimet te teksteve. Me ALTERTEKST-in ato iu dhane drejtperdrejt perdoruesit, per te perballuar blerjen e teksteve me cmime reale. Ne kete menyre, u krijua dipoli klasik i tregut: shites - bleres, ku botuesit konkurrojne per te prodhuar tekst me cilesi gjithnje e me te mire e me cmim sa me te pershtatshem, per te bindur mesuesin dhe nxenesin qe ta perzgjedhe tekstin e ofruar. Jane vendosur parime, qe mekanizmi i konkurrences te funksionoje ne menyre korrekte dhe pa pengesa.
Rolet
MASH-i zhvishet nga funksione botuese (nuk merret me me autoret, shtypshkronjat, shperndarjen dhe shitjen e teksteve, me marreveshjet per copyright-in etj.). Te gjitha keto i lihen ekskluzivisht botuesit si funksione biznesi. Ndarja e roleve mbeshtetet ne natyren e tregut, qe nenkupton interesin e botuesit per autore te mire, per shtyp cilesor me kosto te ulet, per transaksionet efektive me botuesit e tjere etj. Tregu i nxjerr jashte loje botuesit qe nuk u permbahen ketyre interesave. Te tjeret kane shansin te mbijetojne, ose te ndjekin rrugen e te pareve. Ky eshte leksioni i pameshirshem i tregut dhe roli edukues e autorregullues i tij. Biznesi i botimit kryhet nga botuesi pa nderhyrjen e shtetit, kurse shteti kujdeset per mekanizmat rregullues te funksionimit pa deformime te tregut, duke lehtesuar biznesin ne dobi te shkolles. Kontrata midis paleve nuk eshte te mbyse biznesin, po t'i lejoje atij hapesirat e arsyeshme te interesit, qe ai t'i pergjigjet me cilesi sherbimit qe kerkon MASH-i.
Barazia ne parakushte
Se pari, eshte parimi i barazise ne parakushte i pjesemarrjes ne treg. Te gjithe botuesit qe e ushtrojne ligjerisht biznesin e tyre jane te lejuar te marrin pjese me alternativat e tyre.
Se dyti, nuk vendosen parakushte qe paragjykojne cilesine e teksteve (produktit). Per shembull, vjetersia e pervoja e botuesit apo e autoreve, te qenet i huaj apo vendas, gradat, titujt dhe meritat nuk mund ta favorizojne apo penalizojne pjesemarresin. Paragjykimi eshte i huaj per konkurrencen e vlerave. Jane vlerat e produktit te paraqitur (ku diferencat potenciale mund te shfaqen) qe vlejne dhe cmohen ne treg. Keto potenciale kurrsesi nuk mund te formulohen e te perdoren si parakushte paragjykuese. Pjesemarrja ne ALTERTEKST eshte e lire dhe vleresimi ne konkurrencen sipas ALTERTEKST-it i takon produktit.
Se treti, alternativat vleresohen sipas te njejtave standarde. Asnje tekst dhe per asnje arsye nuk mund te futet ne sistem permes "deres se mbrapme", duke anashkaluar procedurat apo standardet e vendosura per vleresimin.
Filtri paraprak
Tekstet alternative hetohen perpara se te hidhen ne treg nga nje organ prane MASH-it. Qellimi eshte qe te shmanget dalja ne treg dhe perdorimi ne shkolla i alternativave te paarrira.
Ky filter do te perdoret per aq kohe sa nuk eshte arritur pjekuria e aktoreve te tregut. Kjo nenkupton qe jo vetem mesuesit te arrijne kualifikimin e duhur ne perzgjedhjen e teksteve po dhe botuesit te pervetesojne mendesite e konkurrences se ndershme.
Procesi i vleresimit dhe i miratimit te teksteve assesi nuk eshte konkurrim. Eshte thjesht verifikim nese teksti i permbush standardet ne nivelin minimal te lejueshem. Nuk ka tekste te klasifikuara me radhe krahasuese (i pari, i dyti, etj.) po thjesht tekste te miratuara ose jo. Konkurrimi eshte proces qe ndodh ne shkolle, atje ku teksti perzgjidhet nga ata qe do ta perdorin. Mjeti per shmangien e gabimeve dhe ndreqjen e te metave ne tekstet nuk eshte filtri ne nivel qendror i nje grupi specialistesh e mesuesish, apo rikthimi i teksteve ne paradhomen e vleresimit dhe te miratimit. Ky mjet eshte tregu. Problemet identifikohen gjate perdorimit te teksteve ne shkolle nga mesuesit, diskutohen midis tyre e ne medie dhe interesi i botuesve per te fituar treg i detyron keta te fundit qe ta permiresojne tekstin. Roli i filtrit paraprak do te zbehet dora-dores me forcimin dhe shendoshjen e mekanizmit te tregut. E ardhmja i perket zbehjes se rolit te shtetit dhe jo kthimit ne centralizem.
Filtri iu ngarkua Bordit te Miratimit te Teksteve (BOMIT) me perberje specialiste e mesues me formim e integritet te larte, te cilet nuk ishin punonjes te MASH-it apo te strukturave te varura drejtperdrejt prej tij. Perberja profesionale, pavaresia me rregullore nga administrata siguronin mbrojtjen nga nderhyrjet e autoritareve te pushtetit ekzekutiv. Kjo strukture ad hoc nuk ishte pjese formale e MASH-it. Nderkaq, ajo varej drejtperdrejt nga ministri i Arsimit dhe Shkences, i cili nuk i kishte dhene vetes te drejten te kthente mbrapsht vendimet e BOMIT-it, por kishte mundesine ta ndryshonte ate, nese e gjykonte te arsyeshme. Vendimet e BOMIT-it mund te apeloheshin vetem ne rruge ligjore.
Alternativat
ALTERTEKST-i eshte gjithnje i hapur per prurjet e reja ne treg. Ne asnje rast nuk pranohet mbyllja e tregut. Prurjet e reja dhe numri i pakufizuar i alternativave e shendoshin konkurrencen, kurse kufizimi burokratik e vdes ate. Numri i alternativave optimizohet vetiu, si pasoje e konkurrences dhe e kapacitetit te tregut. Kufizimi ose nderprerja e prurjeve te reja nderpret plotesimin e linjave te teksteve nga botuesit dhe pengon fazen kur perzgjedhja do behet per linja te plota tekstesh qe ruajne vazhdimesine.
Perzgjedhja
Deviza e reformes eshte: "Zgjedh ai qe perdor." Perzgjedhja e teksteve ne shkolla iu la ne dore drejtperdrejt mesuesit te shkolles.
Perzgjedhja e tekstit eshte e individualizuar ne nivelin e mesuesit perdorues te mirefillte. Komisioni i perzgjedhjes i mesuesve te lendes formohet per cdo shkolle me vete. Ndalohet kategorikisht perzgjedhja me perfaqesim, dmth. kur nje komision mesuesish perzgjedh ne emer te mesuesve te disa shkollave ose te krejt DAR/ZA-s. Kjo do conte ne uniformitet dhe ne vdekjen e idese se alternativave. Perzgjedhja e individualizuar e detyron botuesin t'u pergjigjet kerkesave te drejtperdrejta per te permiresuar tekstin. Shtrirja e komisioneve te perzgjedhjes ne cdo shkolle e shkurajon perpjekjen e ndonje botuesi per te korruptuar komisioneret.
Shqetesimi qe ne shkolla fshati ndonje mesues me kualifikim te pamjaftueshem nuk do dinte te zgjidhte si duhet, eshte i paarsyeshem. Askush tjeter nuk mund ta dije me mire se ai vete, cili tekst i pershtatet. Mosbesimi per t'ia lene atij perzgjedhjen e tekstit nuk perputhet me besimin qe i eshte dhene per te shkolluar nxenesit e tij. Meraku behet dhe me i pabazuar, po te kemi parasysh se perzgjedhja behet midis teksteve te miratuara paraprakisht nga MASH-i, pra assesi nuk behet fjale per ndonje gabim "fatal".
Pranohet qe mesues te shkollave te ndryshme te mund te zgjedhin tekste te ndryshme. Kjo ndodh natyrshem ne kushtet e lirise se perzgjedhjes, per shkak te kualifikimeve e pervojave te ndryshme nga shkolla ne shkolle. Ndalimi i perzgjedhjes me perfaqesim e shmang uniformitetin fals.
Cdo botues detyrohet te paraqese nje kopje te tekstit te ri ne cdo shkolle, ne menyre qe te mund te shqyrtohet per perzgjedhje. Botuesi eshte vete i interesuar per kete, por do parapelqente te mos shtyhej ne zona te thella. Prandaj shteti i blen me fondet e veta keto tekste, te cilat me pas ruhen ne biblioteken e shkolles dhe u sherbejne mesuesve gjate vitit si material ndihmes dhe per te bere zgjedhjen e tekstit vitin e ardhshem. Prurjet e reja vine duke u zvogeluar ne vite dhe fondi per t'i blere ato behet i parendesishem. Ruajtja e kesaj politike, eshte ne interes te shtetit dhe te shkolles.
Konflikti i interesit
Kriteret e konfliktit te interesit kane per qellimin te mbrojne konkurrencen, duke ruajtur integritetin e procesit te miratimit dhe atij te perzgjedhjes ne shkolla. U ndalua pjesemarrja e autoreve ne poste ekzekutive qe u mundesojne te bejne shantazh apo te trukojne procesin e vleresimit ose te perzgjedhjes se teksteve. Punonjesit e MASH-it, te DAR/ZA-ve dhe drejtuesit e shkollave nuk u lejuan te jene autore tekstesh, nese do te zgjidhnin qe te vazhdonin te ishin ne ato poste. Botuesit kufizohen ne rastet kur jane ne marredhenie familjare apo biznesi me punonjes te MASH-it ose me ata qe MASH-i perfshin ne procesin e miratimit.
Shitja e teksteve
Se pari, shitja e tekstit behet perkundrejt pageses se plote dhe leshimit te fatures nga kasa fiskale. Mekanizmi i shtetit qe te ndihmoje individin te perballoje cmimin nuk duhet te nderhyje ne marredhenien shites-bleres ne treg. Menyra e zbatuar eshte e thjeshte, ne perputhje me ligjet, nuk e perzien botuesin ne mekanizmin e ndihmes qe shteti i jep individit dhe i lejon keta te fundit qe ta japin e ta marrin ndihmen ne menyren me te mire te mundshme. Mekanizmat e transferimit te ndihmes do ta ngathtesonin dhe ulnin sigurine e kalimit te parave te botuesi. Kjo i shkurajon botuesit, te cilet jane motori qe prodhon per shkollen.
Se dyti, shitja behet ne librari apo ne pika provizore shitjeje. Ne vitin e pare te ALTERTEKST-it mund te jene shitur tekste ne mjedise shkollore, per shkak te mangesive te fillimit, po tregu do ta mbushte boshllekun e librarive per nje kohe te shkurter. Shkolla eshte vendi ku mesohet dhe jo treg ku behen shitblerje. Botuesit nuk mund te angazhojne personel te tyre per te shitur tekstet, kur shitja behet e copezuar ne cdo shkolle te vendit. Ata do te viheshin ne trysnine e mesuesve, qe do kerkonin ta luajne vete rolin e shitesit. Kjo e kompromenton procesin e perzgjedhjes se teksteve, pasi josh te dy palet, mesues e botues, te tregtojne perzgjedhjen perkundrejt shperblimit. Ne kete rast, botuesit shperblejne si kompensim korruptiv me ate qe do te duhej t'ia jepnin shitesit ne librarine tashme te shmangur.
Se treti, Nderkohe qe cmimet i percakton vete tregu, lenia teresisht e lire e cmimeve qe ne fillim mbartte rrezikun e abuzimit. Per kete arsye, cmimi u be pjese e paketes vleresuese per miratimin e tekstit. Formula e perdorur per kete qellim nuk cakton cmime. Ai caktohet nga vete botuesi qe paraqet tekstin per miratim. Kjo formule vetem e vlereson cmimin me pike dhe e merr parasysh ne vendimin per miratimin ose jo te tekstit, sipas pikeve totale te grumbulluara. Formula e vleresimit te cmimit lejon qe cmimi t'i pergjigjet cilesise pedagogjike shkencore te tekstit. Ne kete kuptim, nje tekst me i mire mund te miratohet me nje cmim me te larte, nderkohe qe nje tekst ne kufite minimale te pranueshem te cilesise pedagogjike, mund te miratohet vetem nese do kishte nje cmim relativisht te ulet. Ne teresine e vet, formula siguron qe cmimet nuk mund te kalojne caqe te arsyeshme te njehsuara paraprakisht dhe kjo shmang cmimet abuzive. Nje menyre e tille krijoi nje treg te shendetshem nga pikepamja e cmimeve, duke harmonizuar midis tyre interesin e botuesit, fuqine blerese te individit dhe aftesine mbeshtetese te shtetit ndaj konsumatorit. Perparimi i ALTERTEKST-it, perkundrejt pjekurise se tregut, parashikon liberalizimin gradual e te plote te cmimeve. Nderkaq, ngurtesimi i cmimeve ne kushtet kur kostot perberese te ketyre cmimeve ne treg kane dinamiken e tyre, sjell rrezikun e bllokimit te skemes dhe diskreditimin e mekanizmit te interesit. Per kete arsye, u vendos qe cmimet e teksteve te miratuara te indeksohen ne perputhje me treguesit e inflacionit te deges perkatese te industrise.
Rezultatet e para
Pervoja e viteve te para ka treguar se ALTERTEKST-i ishte i suksesshem. Per nje kohe relativisht te shkurter u hartuan dhjetera tekste te reja alternative. Ndryshimi progresiv i programeve vit pas viti nga klasa ne klase u perballua me mjaft sukses. Cilesia e ketyre teksteve s'ka te krahasuar me periudhen para ALTERTEKST-it. Shume shpejt botuesit po plotesojne linjat e teksteve. U rrit ndjeshem gama e literatures ndihmese per mesues e nxenes dhe lindi e po zhvillohet nje veprimtari mjaft e dobishme trajnimi per mesuesit nga vete botuesit, pa shpenzime nga shteti. Librarite, tregues klasik i kultures se nje vendi, jane shtuar dhe perballojne shumicen e kerkeses per furnizimin me tekste ne kohen e duhur. Ne luften per te perballuar konkurrencen dhe kerkesat ne rritje te botuesve, edhe shtypshkrimi po investon dita-dites ne permiresimin e teknologjise. Tregu i zi i teksteve shkollore, gangrena e pasherueshme e shtatorit te cdo viti, u zhduk perfundimisht. Kurre me pare nuk ka pasur nje furnizim kaq te plote me tekste ne prag te celjes se vitit shkollor. Prinder e nxenes jane mesuar e reagojne drejt ndaj tregut te teksteve dhe vleresojne permiresimet kundrejt se kaluares. Mesuesit po behen projektues te procesit mesimor fale perfshirjes ne perzgjedhjen e teksteve. Ata ballafaqohen me zgjidhje te ndryshme didaktike ne alternativat e ndryshme dhe hetojne ne praktike vlerat e tyre. Biblioteka e teksteve alternative ne shkolle u sherben atyre gjate gjithe vitit shkollor. Botuesit u mesuan te respektojne me shume te drejten e botimit (copyright-in), te vleresojne dhe te perpiqen per orgjinalitetin e tekstit. Formesimi i nje dispozitivi strategjik te shendoshe per botimin shkollor shqiptar tashme eshte i padyshimte.
C'ka ndodhur me ALTERTEKST-in?
Dy vitet e fundit jane bere perpjekje per ta zhbere ALTERTEKST-in.
U eliminua BOMIT-i dhe u formua KMT-ja (Komisioni i Miratimit te Teksteve) me punonjes te MASH-it. Rregullorja u ndryshua dhe u vendos varesia ndaj administrates, me te drejten te ndryshoje vendimet e KMT-se. Keshtu, u asgjesua pavaresia e organizmit te miratimit te teksteve per te marre vendime profesionale jashte ndikimit te piramides administrative dhe u krijua shtegu per nderhyrje.
U modifikua kerkesa per tekste. Nuk u pranuan aplikime te reja per titujt me tri ose me shume alternativa ne treg. Paradoksi i kesaj mase driteshkurter ishte se aplikimet per titujt me deri dy alternativa ishin te shumta dhe ato pothuaj u miratuan te gjitha nga KMT-ja, duke e tejkaluar se tepermi numrin tre ne treg.
U cenua rende konkurrenca, u fut ekskluziviteti.
U ndaluan botuesit e autoret vendas te paraqesin tekste ne lendet "Shkenca e Tokes", "Biologjia", "Fizika", "Kimia" te shkolles se mesme. Pra, u dhunua e drejta per alternativa qe "te konkurrojne, ne barazi te plote, ne perzgjedhje nga perdoruesit" (neni 1 i VKM Nr.260, dt.18.04.2007 per tekstet shkollore). Kjo goditje shembi shtyllat kryesore te ALTERTEKST-it: alternativa dhe barazia ne pjesemarrje. Botuesit vendas u diskriminuan me paragjykimin se nuk mund te bejne tekste te mira apo aq te mira per shkollen shqiptare sa te huajt (!).
Nuk u lejuan as tekste alternative te huaja. Pati nga nje tekst te vetem per secilin titull. Ishte nje skeme monopoli e paster, ku nje botuesi te vetem iu dha ekskluziviteti i tregut per kater tituj. Te gjithe te tjeret u perjashtuan.
Nuk u zbatuan procedurat standarde te vleresimit dhe te miratimit te ALTERTEKST-it per keto kater tekste. Ato thjesht u pane nga disa mesues. Nuk u redaktuan, nuk u pershtaten, nuk u shqyrtuan pas perkthimit dhe nuk u certifikuan per kushtet teknike dhe per cmimet me standardet e ALTERTEKST-it.
Shkollat u detyruan t'i marrin keto tekste, ndonese ato rezultuan me probleme (pershtatja me programet e shkolles sone, me mjedisin shqiptar, me terminologjine dhe nivelin e perkthimit), pasi nuk kishte alternativa. Mesuesit iu hoq e drejta te perzgjedhe.
Morali i fabules eshte se MASH-i mori rolin e botuesit, duke u perfshire ne marredhenie me nje kompani botuese per ceshtjen e kopirajtit dhe ushtroi pushtetin per te monopolizuar skemen. Pra, dhunoi parimin e ndarjes se roleve, qe parashikon neni 2 i VKM nr. 260, dt.18.04.2007 te per tekstet shkollore.
Rregulli i konfliktit te interesit u modifikua. Drejtuesit e shkollave tashme jane te lejuar te jene autore tekstesh dhe njeheresh te mbajne postet ekzekutive, qe u japin pushtet ndaj mesuesve per te zgjedhur tekstet, ne te cilat jane vete autore.
Ka dy vite rresht qe nuk nenshkruhen kontratat MASH-botues. MASH-i nuk i ka vene dot para pergjegjesise botuesit per shkeljet e procedurave, te kushteve teknike dhe demi nuk eshte identifikuar.
"What's next" (C'vjen me pas)?
Tani MASH-i eshte duke shqyrtuar krejt arkitekturen e ALTERTEKST-it per te ndryshuar ne VKM nr.260, dt.18.04.2007, si dhe ne Paketen Informuese. Gjerat po behen ne rreth te ngushte, pa u konsultuar me grupet e interesit. Nuk ka analize te pasojave te modifikimeve qe jane kryer. Vemendja nuk drejtohet te shkaqet e te metave, por te propozime qe mund ta ngaterrojne situaten. Per shembull, fakti qe nje tekst i historise pati disa probleme ne trajtesen e materialit, nuk eshte ne vetvete arsye e mjafte qe te shtohen te ashtuquajturit oponente dhe as qe te vihen apriori ne dyshim krejt tekstet e lendeve shoqerore te miratuara deri tani. Eshte e nevojshme te shqyrtohet se cilat procedura te ALTERTEKST-it jane shkelur apo anashkaluar. Keshtu, p.sh., dihet se ne perberjen e komisioneve te vleresimit ne sezonin e kaluar, ne kundershtim me procedurat e ALTERTEKST-it, kane munguar pedagoget dhe vleresimi eshte bere vetem nga mesues.
Eshte e nevojshme te trajnohen mesuesit per perzgjedhjen dhe te forcohet kontrolli ne shkolla per zbatimin e procedurave. Vendosja e sistemit te perzgjedhjes me perfaqesim, apo me perqendrim te mesuesve eshte shkelje e parimeve te ALTERTEKST-it dhe, rrit mundesine per korrupsion.
Jane nje sere dilemash qe shqetesojne te ardhmen e ALTERTEKST-it, te gjitha te lidhura me parimet e tij. C'e re e pret fatin e alternativave vitin e ardhshem shkollor? A do te lejohen prurjet e reja? Apo do te shkohet drejt nderprerjes se aplikimeve alternative per arsimin baze? A do te frenohet procesi i plotesimit te linjave te teksteve te lena pergjysme? A eshte rivendikimi i teksteve te miratuara dhe rikthimi ne piken zero nje skenar qe ka gjasa te ndodhe? A do te vazhdoje politika monopoliste me tekste qe kane ekskluzivitet ne treg; a do te vazhdojne te diskriminohen botuesit shqiptare me ane te rregullave paragjykuese qe i ndalojne te marrin pjese ne treg dhe a do te vazhdoje ekskluziviteti i kompanise se huaj ne tregun shqiptar edhe per vitin e ri shkollor?
Ka kohe qe diskutohet nen ze per ndryshimin e menyres se shitjes se teksteve. A do shtyhet MASH-i deri aq mbrapa sa te kerkoje eliminimin e librarive si hallke e shitjes? A do t'u kerkohet botuesve qe te mos i shesin tekstet perkundrejt pageses se plote ne castin e leshimit te fatures dhe te pranojne kompensim te mevonshem te vleres se shitjes, sipas nje skeme qe kushtezon shitjen me skemen e ndihmes qe shteti i jep individit? A do te vazhdoje qe shteti t'i bleje kopjet e teksteve qe botuesi con ne shkolla per perzgjedhje?
Ka fakte te mjafta qe te shtyjne te besosh se personat kryesore ne MASH qe merren me ALTERTEKST-in, nuk e njohin ate dhe nuk e kane merak zbatimin korrekt te tij. Tashme reforma ka hyre ne nje faze amullie qe mund te prodhoje te papritura nga me te pakendshmet. Duhet te rivendosen parimet e te ndreqen deformimet. Ne te kundert, ajo qe do t'u kerkoja arkitekteve te ketij shkaterrimi eshte qe te mos e permendin me akronimin ALTERTEKST, pasi ADN-ja e tij s'ka te perbashket me ate qe po gatuhet. Mos shfrytezoni, zoterinj, reputacionin e ALTERTEKST-it per te shitur nje produkt fals. Ai nuk iu perket atyre qe e braktisin ate per te kthyer te shkuaren.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
- Rreshkitjet ne Apoloni, largohen 36 veprat antike
- Tafaj-rektoreve: Kritere te reja per stafin pedagogjik
- Pyetjet me zhvillim, vleresim i vecante
- Lumenjte, Gjanica mban "top-listen" per ndotje
- Abortet, Tirana 11 femije shuhen cdo dite
- Femijet shqiptare 4 % e tyre obeze
- Ikja e 1.300 arsimtareve, rritet ngarkesa mesimore
- ISKSH: Sigurime per spitalet private
- Matura, ndryshojne datat e provimeve
- Konsultimet, per here te pare udhezim me vete
- Termeti 4.5 balle "tund" kryeqytetin
|
|