 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Bode: Shpenzimet do te shkurtohen me 25 miliarde leke
E Shtune, 13 Shkurt 2010
Shpenzimet ne buxhetin e shtetit te ketij viti do te shkurtohen me rreth 25 miliarde leke. Lajmin e ka njoftuar per here te pare dje per median, vete ministri i Financave Ridvan Bode. Ministri i Financave tha se kjo mase po merret si pasoje e parandalimit te efekteve te krizes ne ngushtimin e te ardhurave ne buxhet. Me kete strategji qeveria synon te mos thelloje borxhin por te shkurtoje disa shpenzime me karakter joprioritar. Kreu i financave ka garantuar se nga shkurtimi i shpenzimeve nuk do te cenohet rritja e pagave dhe pensioneve. "Ulja e shpenzimeve, si pasoje e krizes globale qe ka infektuar ekonomine, nuk do te preke rritjen e pagave dhe pensioneve. Edhe per bizneset do te kete amnisti fiskale", nenvizoi ministri i Financave. Nga ana tjeter ministrite e linjes jane duke marre ne konsiderate eliminimin e disa shpenzimeve qe nuk cenojne prioritetin zhvillimore te vendit per t'iu pergjigjur nje kerkese te Ministrise se Financave, e cila ne mungese te te ardhurave parashikon te ule shpenzimet. Ministrite dhe institucionet buxhetore pritet qe deri ne fillim te muajit te ardhshem te kene vendosur se per cfare duhet te shpenzojne dhe nuk duhet te shpenzojne nga to qe kishin planifikuar per kete vit. Burimet ne financa pohojne se, shkurtimi i shpenzimeve nuk do te cenoje prioritetet e percaktuara ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social te vendit. Ministria e Financave e ka marre ne konsiderate rishikimin e buxhetit me shpejt se vitet e tjera per t'i paraprire keshtu frenimit te rritjes se deficitit buxhetor dhe per rrjedhoje edhe borxhit. Korrektimi shpenzimeve te buxhetit lidhet edhe me faktin se kete pranvere Shqiperia do te vleresohet nga agjencia e normimit "Moody"-s dhe pas ketij vleresimi pritet emetimi te parit Eurobono ne tregun nderkombetar. Keshtu qe vendi te ruaje stadin aktual (stabel) ne treguesit e borxhit, duhet qe patjeter te ruaje deficitin buxhetor ne parametrat e parashikuara ne fillim te vitit. Dhe kjo do te arrihet sipas eksperteve te Ministrise se Financave, duke shkurtuar disa lloj shpenzimesh qe nuk mund te mbulohen me te ardhura. Metoda e shkurtimit te shpenzimeve ne mungese te ardhurave eshte keshilluar edhe me pare nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe se fundi nga Banka Boterore. Banka e Shqiperise nga ana tjeter pergjate gjithe vitit qe shkoi ka kerkuar qeverise qe te mos rrise deficitin buxhetore dhe te shmange rritjen e borxhit. Per shkak se kriza globale ka shtrenguar likuiditetet, te marresh borxh ne keto kohe te kushton.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ne mund ta bejme me mire"
- Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote
- Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere
- Janar, tregu i sigurimeve ne renie
- Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat
- Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine
- Kriza, kredia ne fshat zgjerohet
- Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat
- Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
- Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar
- Monopoli, hetim tregut te gazit
- Rruget rurale, fond 180 milione USD kete vit
- Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge
- Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon
- Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
|
|