Marreveshja, aministia fiskale ne prag
Blerina Hoxha
E Shtune, 13 Shkurt 2010
Qeveria dhe komuniteti i biznesit kane rene dakord per te ndermarre nje nisme ligjore, e cila do te kete ne baze te saj amnistine fiskale. Per kete qellim jane mbledhur dje ne nje tryeze te rrumbullaket, perfaqesues te komunitetit te biznesit, Ministrise se Financave, akademike dhe deputete te Komisionit te Ekonomise. Perfaqesuesit e Dhomes se Tregtise kane qartesuar se amnistia e plote fiskale do t'i jepte nje frymemarrje te re ekonomise shqiptare, duke zbutur faktoret e ndikimit te krizes globale, por kjo amnisti te jete e plote e cila presupozon shume legalizime asetesh, amnisti per detyrime qe kane te bejne me borxhin tatimor apo doganor te paqarte, apo shuarjen e detyrimeve tatimore per pasurine e vene ne vite, ne kohen kur kuadri ligjor dhe administrativ tatimor nuk ishte as i plote dhe as i konsoliduar. "Sot jemi perballe nje situate te re dhe per kete duhet njohje reale nga aktoret politikeberes, legjislativ dhe ekzekutiv te shtetit", u shpreh kryetari i Dhomes se Tregtise Nikolin Jaka. Ai shtoi se, "bizneset tona jane ne veshtiresi financiare, ndaj kerkohet njohja e kesaj situate si dhe nje studim i hollesishem i mundesive per nje qendrim te ri politik ne raport me ta". Nisma per amnistine fiskale u mbeshtet nga te gjithe te pranishmit ne kete takim ku ishin te pranishem edhe perfaqesues te botes akademike si Dhori Kule, Ardian Civici, Sherif Bundo, Artan Hoxha etj. Grupet e interesit jane shprehur se duhet maturi ne hartimin e nje amnistie te plote, te bere nje here dhe me te gjithe parashikimet e pas aplikimit te saj. Pasi perfaqesuesit e Ministrise se Financave u njohen me gjeresisht mbi pretendimin e biznesit per ndermarrjen e nje hapi te tille, qe per here te pare kerkohet ne menyre te plote nga vete biznesi, u shprehen te hapur dhe te gatshem per bashkerendim dhe bashkepunim ne hartimin e draftit ligjor per amnistine fiskale dhe legalizimin e aseteve. Nga ana e saj, drejtuesit e Dhomes se Tregtise po hartojne me kujdes dhe gjitheperfshirje grupin e punes, ku ne perberje te tij do te jete bota akademike me specialistet me te mire te fushes se ekonomise dhe jurisprudences, me perfaqesues te shoqatave te ndryshme te biznesit si dhe biznese dhe aktore te tjere qe jane te interesuar per amnisti te plote fiskale dhe legalizim asetesh.
Qeveria pranon zyrtarisht aplikimin e amnistise per biznesin
Ministria e Financave per here te pare ne menyre zyrtare, ka pranuar aplikimin e nje amnistie te gjere fiskale. Lajmin e ka pranuar dje ministri i Financave, ne nje dalje per mediat, por pak ore para tij ekspertet e Ministrise se Financave, ne nje takim me komunitetin e biznesin kane pranuar te nisin punen per hartimin e nje ligji qe do t'i paraprije amnistise. Pak dite me pare, Banka e Shqiperise e ka mbeshtetur parimisht nje kerkese per amnisti fiskale te komunitetit te biznesit, por ka cilesuar procesin kompleks."Cdo levizje ne kahun e formalizmit te ekonomise, te rregullimit te ekuilibrave dhe bilanceve te saj eshte e mirepritur nga Banka e Shqiperise. Natyrisht qe ky eshte nje proces mjaft kompleks, i cili kerkon pergatitje te mire si dhe nje ndergjegjesim te pergjithshem te te gjithe agjenteve ekonomike ne vend", thuhet ne qendrimin e Bankes Qendrore per kete qellim. Konfindustria dhe Dhoma e Tregtise dhe industrise i kane kerkuar hapur qeverise qe ne kuader te hyrjes se ne fuqi te ligjit "Antimafia" te aplikohet nje amnisti i thelle fiskale. Konfindustria mendon, se vetem shoqerimi dhe nderthurja e Ligjit "Antimafia" me amnisti fiskale te plote mund te sjelli njekohesisht, goditjen e grupeve kriminale dhe te garantoj mbrojtjen e pasurise te biznesit dhe qytetareve shqiptare, si edhe do te mundesoj te hyra financiare te rendesishme per ekonomine kombetare dhe buxhetin e shtetit. Zbatimi i ligjit "Antimafia" ne gjendjen e tashme institucionale, ekonomike te Shqiperise, pa kryer amnisti fiskale per kapitalet, asetet dhe te ardhurat e qytetareve shqiptare, rrezikon drejtperdrejt te shkaktoje pasoja te renda ne uljen e te hyrave financiare nga emigrantet, qe ende japin mbi 10% te PPB te Shqiperise, nxitjen per largimin e kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar shqiptar, ngadalesim te nismave investuese. Shqiperia mbetet i vetmi vend ne Evrope, perfshi ketu edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje amnisti fiskale te vertete. Me amnistine fiskale ne fund te vitit 2009, Italia perfitoi afer 100 miliarde euro te hyra ne sistem nderkohe, qe sikunder vendet e zhvilluara te BE, ne menyre te rregullt ne cdo 2-3 vjet ka nje vend qe kryen amnisti fiskale.