PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Grate shtatzena dhe invalidet, favore ne pune


E Premte, 12 Shkurt 2010

Grate shtatzena, ato qe kane femije te vegjel me gji, invalidet, te miturit jane personat te cilet punedhenesi duhet t'u jape prioritet. Sipas projektligjit keto kategori personash duhet te kene masa te vecanta, qe duhet te marre punedhenesi per te pershtatur vendin e punes me kete kategori punonjesish, me qellim parandalimin e rreziqeve qe rrjedhin nga puna. Sipas projektligjit per "Sigurine dhe Shendetin ne pune" si punedhenesi dhe punemarresi, jane te detyruar te plotesojne nje sere kushtesh perpara se te firmosin kontraten e punesimit. Po keshtu, parashikohen edhe detyrimet e punedhenesit per vleresimin e rreziqeve qe burojne nga ushtrimi i aktivitetit qe ne fazen e hartimit te projektit te ndermarrjes dhe marrjen e masave parandaluese ne pershtatje me natyren e rreziqeve te lindura gjate punes, si dhe kontrollin e efektivitetit te tyre. Nje tjeter pike e rendesishme eshte ngritja dhe funksionimi i sherbimeve te mbrojtjes dhe parandalimit si dhe Keshillit te Sigurise dhe Shendetit ne nivel ndermarrje, sherbime qe nuk kane ekzistuar as si nocion ne legjislacionin shqiptar. Keto struktura do te sherbejne per zbatimin e masave parandaluese dhe sigurojne pjesemarrjen e balancuar te punemarresve ne hartimin e dokumentit te vleresimit dhe parandalimit te rreziqeve qe burojne nga puna. Cdo punedhenes i nje subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik eshte i detyruar te siguroje sherbimin mjekesor ne pune, nepermjet mjekut te punes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika