Fullani: Leku eshte monedhe stabel
E Premte, 12 Shkurt 2010
Pavaresisht se ndikimet e krizes ekonomike globale e kane ndikuar ekonomine shqiptare, rritja ekonomike e vendit tone do te jete pozitive edhe pergjate ketij viti, gjithashtu edhe monedha vendase, leku do te kete nje kembim stabel kete vit. Deklaratat i ka dhene Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani dje nga qyteti i Beratit gjate perurimit te nje qendre te re kerkimore. Keshtu, Banka e Shqiperise mendon se edhe gjate 2010 do te ruhet ritmi pozitiv i rritjes ekonomike. Fullani e ka cilesuar si thelbesore vijueshmerine pozitive te ekonomise shqiptare gjate 2010. Duke komentuar ecurine e lekut ne raport me monedhat e tjera, guvernatori e ka cilesuar lekun si nje monedhe te stabilizuar. Vlore e monedhes kombetare, lekut ka rene vitin e fundit ne kembim me euron dhe dollarin. Aktualisht nje dollar kushton 101 leke dhe nje euro 139 leke. Sipas nje analize te Bankes se Shqiperise per zhvillimet ne tregun e kembimit ecuria e lekut ne tregun e brendshem te shkembimit valutor, ka rezultuar ne kahun nencmues. Ne terma mesatare, monedha vendase eshte nencmuar me 9.57 per qind kundrejt euros dhe 2.36 per qind kundrejt dollarit amerikan krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes. Sipas BSH-se zhvillimet ne raportin euro/leke, pertej faktoreve tashme te njohur qe kane ndikuar ne zhbalancimin e oferte kerkeses, kane reflektuar ne nje mase te madhe dhe efekte te natyres sezonale. Keshtu, ne fillim te gjashtemujorit, monedha vendase pasqyroi forcim si rrjedhoje e prurjeve valutore qe karakterizojne kete periudhe. Ky efekt duket te kete pesuar nje shuarje te parakohshme, duke krijuar nje zhvendosje te sjelljes paraprijese ndaj fundit te ofertes sezonale qe ne muajin gusht. Ne muajt ne vazhdim, pozitat e lekut ndaj monedhes vendase vijuan te luhaten ne kahun nencmues. Kjo ecuri ka ardhur si rrjedhoje e raporteve te lekundura te oferte kerkeses te cilat jane shoqeruar gjithashtu dhe nga nje pasiguri e agjenteve te tregut gje qe u reflektua ne nje luhatshmeri historike ne tremujorin e fundit te vitit. Rritja e besimit ndaj monedhes vendase, ne kombinim me efektin sezonal te fundvitit kane ndihmuar ne reduktimin gradual te pozitave nencmuese te lekut.