PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Borxhi, qeveria ndryshon skemen e huamarrjes

Blerina Hoxha
E Enjte, 11 Shkurt 2010

Te gjesh vlera monetare per te financuar nevojat qe nuk i mbulon dot me te ardhurat qe zoteron, ne kohet e sotme eshte bere shume e veshtire, jo vetem per individet, por edhe per qeverite. Keshtu te marresh borxh eshte kthyer ne nje sfide per qeverite, ku ketij rasti nuk i shpeton Shqiperia. Ministria e Financave ka hartuar nje skeme me disa skenare per ecurine e borxhit te shtetit per shmangur brisqet qe do t'i vinin vendit nga interesat e larta. Keshtu kerkesa neto e huamarrjes per vitin 2010 vleresohet ne rreth 4% e Prodhimit te Brendshem Bruto, duke kerkuar financim shtese nga burime te jashtme tregtare. Sektori financiar gjate vitit 2009 edhe pse i stabilizuar, reflektoi disa nga shenjat e krizes se likuiditetit qe ndikoi ne tregjet evropiane dhe globale. Bankat limituan huadhenien per shkak te kredive te keqija ne rritje, dhe ato shfaqen nje kerkese per euro, e cila ne kembim ushtroi presion tek leku. Zhvillimet e pergjithshme te sektorit bankar kane qene te kujdesshme dhe si rezultat shumica e bankave kane preferuar bonot e thesarit ne krahasim me obligacionet qe kane afat kthimi me te gjate te borxhit. Rezultatet e ankandeve tregojne per nje rritje te konsiderueshme te kerkeses per bonot e thesarit 12 mujore. Ministria e Financave nga kontaktet me bankat tregtare ne vend eshte informuar se edhe 6-mujori i pare i ketij viti do te jete ne veshtiresi per huamarrjen e brendshme. Nga ana tjeter Ministria e Financave konsideron se, financimi i jashtem eshte nje alternative ndaj borxhit te brendshem dhe mund te jete kritike ne perputhjen me planet e huamarrjes se qeverise, vecanerisht ne kohen kur tregu i brendshem nuk eshte kthyer ne normalitet. Ne kete situate institucionet shumepaleshe sigurojne burimet te pelqyeshme te huamarrjes se jashtme. Ato sigurojne nje sasi te huadhenies se tyre per projekte specifike, por mundesojne edhe huadhenien per mbeshtetjen e buxhetit. Kreditoret dypalesh jane gjithashtu nje burim i rendesishem financimi per projektet. Drejtoria e Pergjithshme e Borxhit eshte duke monitoruar me kujdes kete treg. Krahasuar me vende te tjerat e rajonit, Shqiperia ka rezultuar e suksesshme ne terheqjen e fondeve nga burime shumepaleshe dhe dypaleshe. Shuma totale e kredive nga keto burime arrin ne shifren e me shume se 14% te PBB se Shqiperise. Duke pare perberjen e kredise, Shqiperia ka arritje te mira ne terheqjen e ketyre fondeve nga burimet dypaleshe dhe te tjere te shumepaleshe, duke perjashtuar Banken Boterore dhe BE. Por meqenese Shqiperia nuk konsiderohet me si nje vend me te ardhura te uleta, financimi nga keto institucione mbi baza jokoncesionale pritet te mbetet burimi me kosto me efektive per huamarrjen shteterore. Maksimizimi i financimit te projekteve eshte ne kete pike prioriteti me i madh per Drejtorine e Pergjithshme te Borxhit.

Financat: Emetimi i eurobonit ne rruge te mbare

Ministria e Financave ka njoftuar se ka nisur pergatitjet per shpalljen e nje euroboni ne tregun nderkombetar, me vlere minimale 300 milione euro qe do te perdoret per financimin e deficitit te buxhetit 2010. Nderkohe Ministria e Financave te dhenat per eurobonin i ka publikuar ne faqen zyrtare te internetit, nderkohe qe interesimit i jane pergjigjur rreth 15 agjente financiare nderkombetare, shumica banka. Ministria e Financave, njofton se 200 milione euro nga kjo shume do te shkojne per pagesen e kredise sindikale te dhene marre nje vit me pare. Duke qene se kriza financiare nderkombetare ka shtrenguar kushtet per financime, Ministria e Financave hartuar nje strategji te re afatmesme per administrimin e borxhit te jashtem dhe te brendshem shteteror ne kushtet e zhvillimeve te reja. Keshtu eshte hartuar nje strategji te re e cila merr ne konsiderate kostot e reja te shlyerjes se borxhit qe vjen nga ndryshimi i normave te interesit dhe ndryshimet ne kursin e kembimit. Qeveria shqiptare do te financoje shumicen e deficitit buxhetor me borxh ne tregun nderkombetar. Ministri i Financave Ridvan Bode eshte shprehur se, "sherbimi i borxhit publik per vitin 2010 perben nje sfide, ndaj jemi pergatitur qe ne pranvere Shqiperia te dale ne tregun nderkombetar per te financuar nevojat e vendit per para me nje kosto shume me te mire", u shpreh Bode. Ministri shtoi se, per te dale nga kjo situate qeveria do te zbatoje nje strategji te re duke kerkuar ndihmen e institucioneve nderkombetare per financimin e projekteve te medha publike.

Viti 2010, si rriten kostot e borxhit

Per borxhin e brendshem ka nje gjendje ne rritje te shpenzimeve per interesa, si rezultat i ndryshimit ne rritje te normes se interesit te bonove te thesarit dhe te obligacioneve te qeverise si edhe i rritjes se peshes, qe zene instrumentet afatgjate ne stokun e borxhit. Gjithashtu ne keto shpenzime eshte perfshire edhe pagesa e fondit te garancise per eksporte ne masen 80 milione leke. Ne menyren me analitike nga analiza e interesave te borxhit te brendshem, rezulton se keto interesa rriten me 3.2 miliarde nga bonot e thesarit dhe 1.2 miliarde nga obligacionet. Shpenzimet per interesa te borxhit te jashtem parashikohen me rritje e cila vjen si pasoje e ecurise me ritme te shpejta gjate vitit 2009 e disbursimeve te kredive qe financojne sektorin e transportit dhe ate energjetik dhe qe i japin efektet e tyre ne vitin 2010, e kredive te reja te kontraktuara dhe te ratifikuara apo qe jane ne proces ratifikimi dhe qe i fillojne efektet e tyre ne buxhet ne vitin 2010. Ne shtesen prej 2.5 miliarde leke interesa 1.7 miliarde leke jane ndikimet e kredive te disbursuara menjehere gjate vitit 2009 kryesisht per mbeshtetje buxhetore dhe ne sektorin e transportit si dhe te infrastruktures ujore. Gjithashtu gjate ketij viti kemi ndikimin e efektit shtese te kursit te kembimit me 576 milione leke. Ne parashikimet e interesave te borxhit te jashtem eshte pasur parasysh edhe kosto per komisione dhe te tjera pagesa fillestare prej 270 milione leke per strategjine e emetimit te eurobondit ne tregun nderkombetar. Shpenzimet per principalin e borxhit te jashtem jane parashikuar gjithashtu me rritje ne 2010 krahasuar me 2009 me rreth 2 miliarde leke si rezultat i shlyerjes se principalit ne kredite e sektorit te transportit, ujesjellesve dhe projekteve te strehimit me 1.350 milione leke si dhe nga ndikimi ne rritje i kursit te kembimit me 650 milione leke. Ne pagesat e borxhit te jashtem per vitin 2010 gjithashtu jane planifikuar edhe 133 milione leke pagesa interesi per kredi qe mendohet te nenshkruhen gjate kesaj periudhe dhe te cilat do te kene efekte financiare ne buxhet.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika