PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rubena Moisiu: Ulet numri i lindjeve ne Shqiperi


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Ashtu si edhe ne te gjitha vendet evropiane edhe ne vendin tone, ka nje ulje te numrit te lindjeve nga viti ne vit. Kete e beri te ditur drejtoresha e maternitetit "Koco Gliozheni" Rubena Moisiu gjate analizes vjetore te ketij institucioni. Po ashtu ajo theksoi edhe nje tjeter element pozitiv te shenuar gjate vitit qe u mbyll eshte fakti se pergjate 2009 nuk kemi pasur asnje vdekje amtare. Treguesi i lindjeve ne renie, eshte nje arsye e forte qe i ben specialistet e shifrave te besojne nje gje te tille. "Fakti qe kemi rreth 50 mije lindje ne vit me pak se para viteve '90, tregon qarte se popullsia jone, si shume vende te tjera, eshte drejt plakjes", - pohojne specialistet, duke shtuar se numri i lindjeve ne vendin tone ka shenuar nje renie ne masen 52%, krahasuar me vitin 1990. Rubena Moisiu pohon se renia e numrit te lindjeve, medoemos sjell uljen e moshes mesatare ne vendin tone. "Mendoj se kjo eshte ana negative qe sjell renia e numrit te lindjeve. Por, mendoj se edhe vendi yne po manifeston ne kete drejtim, fenomenin e vendeve te zhvilluara ose te vendeve ne zhvillim",- pohon Moisiu. Nderkohe, te dhenat e dikasterit te Shendetesise, pohojne se nese vite me pare mosha mesatare e popullsise ka qene 29-vjec, aktualisht, mosha mesatare eshte 31.7 vjec.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika