“Lindjet me operacion, problematike"
E Merkure, 10 Shkurt 2010
Sonila Isaku
Mjeket gjinekologe jane duke kundershtuar lindjet me operacion, ne te cilat injektohet edhe gjilpera peridurale. Pavaresisht se kjo e fundit eliminon pjesen me te madhe te dhimbjeve gjate lindjes, pasojat e saj jane te gjata ne shtyllen kurrizore, duke qene se edhe aty injektohet. Bluzat e bardha kete lloj gjilpere e keshillojne ne lindjen e dyte dhe me pas, nderkohe qe gjate analizes se djeshme, drejtoresha e "Koco Gliozhenit, ka pohuar se do te reduktohet ndjeshem numri i nderhyrjeve kirurgjikale, qe behen per te sjelle ne jete nje femije.
Lindjet
Ulja e vdekshmerise foshnjore, minimizimi i operacioneve cezariane, por edhe informatizimi i te dhenave te te gjithe pacienteve, do te jene prioritet kryesore pergjate vitit 2010, per maternitetin "Koco Glozheni". Keshtu u shpreh drejtoresha e ketij institucioni, Rubena Moisiu, ne analizen vjetore. "Ulja e vdekshmerise perreth lindjes, qe do te thote para, gjate dhe pas lindjes, e kemi ulur kete vit ne krahasim me vitet e tjera, por do te deshirojme ta ulim edhe me shume, ne menyre qe te arrijme nivelet evropiane. Do tentojme vazhdimisht te ulim lindjet me operacion. Do e realizojme informatizimin e te dhenave per cdo paciente", tha Rubena Moisiu. Nderkohe qe nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor per kete vit, u eshte kerkuar drejtuesve te universiteteve qe vetem 20 per qind te lindjeve t'i kene me operacione, ne te kundert buxheti i dhene nga ky institucion do te jete i cunguar. Per sa i perket lindjeve te kryera ne kete maternitet, per kete vit jane regjistruar afersisht 5 mije te tilla.
Reforma
Ministri i Shendetesise, Vasili i ftuar ne kete konference nuk i kurseu verejtjet, kete radhe lidhur me administrimin e buxhetit konkretisht me shpenzimet. Kreu i shendetesise u shpreh se rritja e transparences ne institucionet shendetesore, do te jete nje kusht i domosdoshem per reformen ne shendetesi, duke luftuar korrupsionin ne radhet e bluzave te bardha dhe me gjere. "Sistemi shendetesor shqiptar ka drejtesi shoqerore. Nuk mundet te stimulojme me spekulimin ne kurriz te ketij sistemi. Kushdo qe i militon idese per nje lloj antireforme, qofte kjo dhe nga segmente te caktuara te politikes, do te thote rrenim i institucioneve shendetesore, indisiplinim i tyre, qytetare qe nuk dine ku e kane vendin, po dhe mjeke te cilet komprometojne raportin e tyre ne nje marredhenien informale", tha Vasili. Sipas tij, pagesat nen dore duhet te informatizohen per t'i ardhur ne ndihme sistemit shendetesor. Nderkohe gjate analizes nje vjetore u vu theksi edhe tek bashkepunimi me koleget e huaj. Materniteti "Koco Glozheni" javen e ardhshme do te kete nje trajnim me mjeke italiane per perdorimin e medikamenteve te reja, te cilat po perdoren per here te pare ne vendin tone .
Investimet per maternitetet
Kete vit nga buxheti i shtetit eshte llogaritur nje fond i vecante, i cili do te sherbeje per investimet dhe infrastrukturen ne maternitete. Ky fakt eshte bere i ditur nga ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. "Tashme ne buxhetin e ketij viti jane perfshire dhe rikostruksioni i fasades, i sistemit te pompave dhe ai i kaldajes, aq i nevojshem per kete institucion". Ne fund ministri i Shendetesise ka theksuar edhe njehere nevojen per trajnime te vazhdueshme dhe kualifikimit te burimeve njerezore. Detyrat e mjekeve te institucioneve universitare te ketij niveli, shkojne pertej detyrave qe ka nje mjek i zakonshem u ka pohuar kreu i shendetesise, mjekeve dhe gjinekologeve te ketij materniteti.