PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Vodafone, 9 qendra informatike per personat e verber


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Te mesosh kompjuterin pavaresisht se je i verber, tashme nuk eshte me veshtiresi. Kjo fale hapjes se 9 qendrave te informatike ne qytete te ndryshme te Shqiperise nga kompania Vodafone. Mesimi i kompjuterit nga personat e verber, fillimisht dukej mision i pamundur. Por nepermjet programit Xhaus (JAWS), ky komunitet arriti te perqafoje me sukses perfitime nepermjet perdorimit te te rejave te teknologjise. Transkriptimi i shkrimit ne audio si dhe perdorimi i kompjuterit ne menyre te pavarur per funksione edukative dhe studimore, motivuan kursantet te avanconin dijet e tyre me shpejtesi. Para se te arrihej ketu, sigurisht eshte bere nje pune e madhe. Nje ekip prej 5 instruktoresh te pergatitur nga institucione te specializuara, ndihmuan dhe dhane kontributin e tyre per te gjetur menyrat e pershtatshme dhe per te percjelle sa me mire dijet e tyre tek kursantet. Fondacioni Vodafone Albania si nje deshmi e kontributit te nje biznesi te pergjegjshem, mbeshteti financiarisht nisjen e zhvillimin e ketij projekti, ku perfshihet blerja e pajisjeve dhe programeve kompjuterike, si dhe ngritja e qendrave te trajnimit ne 9 rrethe. Qytetit te Tiranes, qe tashme ka dhe qendren me te madhe, i shtohen edhe qendrat ne Durres, Elbasan, Shkoder, Vlore, Fier, Korce, Lezhe dhe Tepelene. Sipas perfaqesuesve te Fondacionit Vodafone Albania, perfitimi me i madh ne kete iniciative eshte pikerisht fakti se keto qendra jane te qendrueshme ne kohe dhe do t'u sherbejne edhe qindra dhe mijera perfituesve te tjere te verber ne vitet qe do te vijne.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika