PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Basha: Drejtesia duhet te vihet ne vend


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Nje prej atyre familjeve qe vuajten krimet e komunizmit, eshte edhe familja Basha. Murat Basha, i njohur ndryshe si komandant ne Shkollen e Xhandarmerise, gjate kohes se qeverisjes se Mbretit Ahmet Zogu, me 7 qershor te vitit 1945 bashke me 12 persona te tjere, u denua nga sistemi totalitar si tradhtar ndaj atdheut. Nipi i tij, i cili mban te njejtin mbiemer me gjyshin e vrare, rrefen historine e dhimbshme te familjes se tij. "I vetmi kujtim nga ai kalvar varrimesh e zhvarrimesh, kane mbetur nje pale pranga te ndryshkura, qe fituan lirine pas 63 vjetesh. "Drejtesia duhet te vihet ne vend,-thote Murati- ata qe shkaktuan tragjedi te permasave te tilla, per me se 50 vjet, duhet te dalin perpara ligjit". Nje dite para ekzekutimit, ai i shkruan nje leter gruas se tij nga burgu i Tiranes, 6 qershor 1945, ku i le amanet qe mos t'i humbe varri.

Eshtrat e tij, gjate periudhes se regjimit komunist, u zhvarrosen dhe u varrosen mbi pese here, duke iu nderruar vendin sa here qe familja e tij internohej nga nje vendbanim ne nje tjeter, apo ato rrezikoheshin te zbuloheshin, sepse keshtu humbte amaneti. I biri tij, Akili, i mbajti te fshehura eshtrat deri ne vitin 1972, ne Klos te Matit dhe me pas u sollen ne varrezat e Shish Tufines ne Tirane, nga nipi i tij Murat Basha si dhe te aferm te familjes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika