PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Eshtrat, mjekesia ligjore nis analizat e AND-se


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Tirane- Mjekesia ligjore ka nisur ekspertizen e eshtrave te gjetura ne nje lugine ne fshatin Qerret komuna Dajt, ne afersi te vendstrehimit per kohe lufte te ish-Komitetit Ekzekutiv, Tirane. Mesohet se Prokuroria e Tiranes, ka nxjerre urdhrin paraditen e djeshme, ku kerkonte te dhena ne lidhje me eshtrat qe u gjeten rreth nje viti me pare ne kete zone. Grupi i mjekeve ligjore, ka nisur punen e tij rreth ores 16:00, ku edhe do te kryeje analizat per 19 kufomat e gjetura ne kete varr masiv. Mesohet se te gjithe mjeket e mjekesise ligjore, jane perfshire ne kete proces pune ku edhe po punojne me intensitet per te arritur ne perfundimet e tyre perkatese. Sipas burimeve, prokuroria kerkon nga mjekesia ligjore qe te kryeje matjen e kockave, te percaktoje kohen e perafert se kur jane ekzekutuar kufomat. Nje nder kerkesat e prokurorise eshte edhe kryerja e analizave te ADN-se, per te pare se kujt i perkasin eshtrat, si dhe te percaktohet se me cfare arme jane vrare ata. Burime nga prokuroria e Tiranes, kane bere me dije se ne ditet ne vazhdim oficeret e policise gjyqesore, do te kryejne edhe keqyrjen e vendit te ngjarjes serish, si dhe do te bejne analizimin e provave per te arritur ne perfundimin nese kufomat e gjetura jane ekzekutuar ne kete vend apo jo. Mjekesia ligjore ne ditet ne vazhdim, do te dale me nje raport perfundimtar te saj, e cila do t'i dergohet Prokurorise se Tiranes, ku edhe do t'i shpjegoje me detaje nese eshtrat e gjetura ne komunen e Dajtit, i perkasin viktimave te regjimit komunist apo jo, periudhen me perafersi se kur mund te jene ekzekutuar, si dhe identitetin e tyre. Eshtrat e 19 personave, si dhe kafka e nje personi tjeter, kane dale ne drite ne muajin nentor te vitit 2009, ku nje person i cili perpiqej te lokalizonte eshtrat e babait te tij, duke germuar ka zbuluar nje varr masiv, i cili shtrihej ne nje siperfaqe toke 100 deri 150 m2. Per kete ngjarje jane pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e hetimit, pjesetare te familjeve te viktimave te ish-regjimit komunist, qe kane bere kerkime per gjetjen e te afermve te tyre te pushkatuar, te cilet zbuluan edhe varrin masiv. Nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe ne bashkepunim me Institutin e Mjekesise Ligjore, vazhdon puna per keqyrjen e te gjithave eshtrave dhe mbetjet kockore, te cilat ndodhen ne morgun e Tiranes. Eshtrat pasi u gjeten ne zonen e Dajtit, u derguan ne mjekesine ligjore ku ishin futur ne 11 thase.

Prane disa skeleteve u gjeten edhe sende personave te personave te ekzekutuar

Eshtrat e 19 personave u gjeten pa pranga dhe pa zinxhire. Pasi jane gjetur nga disa kerkues privat, ato jane vendosur ne disa qese te zeza dhe me pas jane lene ne nje nga barakat e vjetra te zones. Disa prej tyre iu jane gjetur edhe sende personale, ndonese teper te demtuara, te cilat mund te ndihmojne ne identifikimin e personave te vrare nga regjimi komunist. Eshtrat u gjeten te varrosura ne nje thellesi prej 3 metrash dhe ne nje distance prej 5 metra larg njeri-tjetrit. Persona qe moren pjese ne germime, pohojne se vec ketij varri masiv, ka te dhena edhe per zona te tjera ku kryheshin ekzekutimet.

Familjaret e te vrareve, ne pritje te analizave

Pas gjetjes se varrit masiv prane Linzes, dhjetera familje, qe prej vitesh nuk dine fatin e te afermve te tyre, te ekzekutuar me ose pa gjyq gjate kohes se komunizmit, jane ne pritje te analizave te AND-se. E vetmja gje qe ata kane ditur ka qene vrasja e tyre, ne emer te pushtetit popullor te asaj kohe, por pa e ditur asgje ne lidhje me vendin se ku u varrosen. Ata cilesoheshin armiq te popullit dhe s'kishin asnje te drejte te kerkonin eshtrat. Pas nisjes se punes ne Institutin e Mjekesise Ligjore, ne kete faze do te duhet edhe bashkepunimi me personat qe pretendojne se eshtrat u perkasin te afermve te tyre. Pasi te dalin pergjigjet e analizave te AND-se, ato do te krahasohen me kampionet e gjakut te personave qe do te paraqiten per te kerkuar te afermit e tyre. Bashke me te tjeret, personat qe moren pjese ne kerkimet dhe gjetjen e ketij varri masiv, shpresojne ne gjetjen e eshtrave te familjareve te tyre. Njeri prej tyre, Nikolin Kurti, ishte vene ne kerkim te eshtrave te xhaxhait te tij, priftit te pushkatuar Dom Shtjefen Kurti. Pasi dyshoi ne njerin prej skeleteve qe gjeti, analizat e AND-se qe ai kreu privatisht ne Itali, nuk perkuan me analizat e gjakut te trashegimtareve te priftit te ekzekutuar. Me marrjen ne dore te kesaj ceshtje te lene prej vitesh ne harrese, dhjetera familjare te viktimave te regjimit me te eger diktatorial, shpresojne te pakten ne gjetjen e eshtrave, per te pasur nje varr ku te nderojne kujtimin e te afermve te tyre.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika