PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 4 ) Shiko komentet

Xibri: Statusin e minatorit deri me 20 shkurt ose protesta


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Kryetari i Sindikates se Minatoreve, Fiqiri Xibri, paralajmeroi diten e djeshme nisjen e protestave, nese qeveria nuk ploteson kerkesat e minatoreve. Kreu i sindikates, u shpreh se nese brenda dates 20 shkurt, nuk do te percaktohet si duhet statusi i minatorit, nuk do te anulohet rritja e cmimit te energjise elektrike, ujit te pijshem dhe telefonise, atehere kjo pjese e shoqerise do te nise protestat para kryeministrise. "Do te radikalizojme protesten tone, nese do te jete nevoja do ta kthejme ne revolte. Ne qofte nevoja, do ta bejme Tiranen nje Cikago ne mes te Evropes moderne. Ky eshte nje vendim pa kthim mbrapa. I vetmi njeri qe mund ta ktheje mbrapa kete vendim eshte Sali Berisha, ne qafte se ai do te miratoje ne menyre te menjehershme statusin e minatorit dhe te gjitha kerkesat e tjera qe ne i kemi paraqitur perpara vitit te ri, bashke me grupin e sindikatave",-theksoi kreu i Sindikates se Minatoreve, Fiqiri Xibri. Reagimi u be menjehere pas vendimit te marre dje nga Sindikata e Minatoreve. Kjo sindikate u shpreh e vendosur se do te vijoje rrugen e protestave ne rruge dhe para kryeministrise me qellimin e vetem, plotesimin e kerkesave te minatoreve. Kerkesa qe Xibri i quajti minimale ndaj qeverise, ne menyre qe ata te sigurojne jetesen.










Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika