PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Pronat, Kushtetuesja rrezon sindikatat


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Rozeta Rapushi

Sindikatat deshtojne ne Gjykaten Kushtetuese. Kater sindikatat qe paditen ne kete gjykate ligjin e miratuar pak muaj me pare nga Kuvendi per "Pasurite e Sindikatave", nuk arriten ta pezullojne dot zbatimin e ketij ligji. Perfaqesuesit e Sindikates te Pavarur te Transportit, Konfederates se Sindikatave te Shqiperise, Bashkimit te Sindikatave te Pavarura si dhe sindikates rajonale ne Elbasan, nuk munden te pezullonin dot diten e djeshme zbatimin e ligjit per "Pasurine e Sindikatave", deri sa Gjykata Kushtetuese te marre nje vendim per ankesen e tyre per shpalljen antikushtetues te ketij ligji. Perfaqesuesit e ketyre sindikatave, kerkuan para trupes gjyqesore, shpalljen si antikushtetues te ligjit si dhe pezullimin deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar. Pas degjimit te paleve, gjyqtaret, vendosen te mos e pezullojne aspak ligjin. Sipas tyre, sindikalistet, nuk kane argumente te mjaftueshme per te kerkuar pezullimin e ketij ligji. Trupa e gjyqtareve, do te marre me pas nje vendim per te shpallur apo jo antikushtetues ligji pas kerkeses se bere nga perfaqesuesit e sindikatave. Ligji i kundershtuar nga sindikatat, ka te beje me pasurine e luajtshme dhe te paluajtshme, si shtepi pushimi, shtepi kulture e parqe sportive, salla mbledhjesh e veprimtarish, te cilat pas vitit 1992 u lane ne pronesi te sindikatave, te cilat ne baze te ligjeve dhe akteve ligjore, do te pjesetoheshin ne raport me numrin e anetareve te tyre. Nese do te kishte mosmarreveshje, ato do te zgjidheshin nga gjykatat. Ligji ne fjale u miratua nga Kuvendi, ne 15 tetor dhe detyron qe mos marreveshjet e lindura ndermjet sindikatave ose atyre dhe te treteve, te kryhen ne favor te shtetit. Pikerisht kjo eshte kundershtuar nga subjektet e siperpermendura ne Gjykaten Kushtetuese. Ligji parashikon qe pronat e sindikatave, do te kthehen ne pronesi te shtetit. Qeveria do te krijoje nje agjenci te posacme, e cila do te administroje pronat e marra nga sindikatat dhe do ti perdore ato per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Historia e pronave te grupimeve sindikale, ka nisur qysh ne fillimet e viteve 90 kur Shqiperia kishte hyre ne proceset demokratike. Me nje dekret presidencial te vitit 1992, sindikatave i kaluan ne pronesi, pronat e trasheguara nga Bashkimet Profesionale te kohes se diktatures. Ne vitin 1998, Parlamenti miratoi me ligj kete kalim pronesor, por duke vene klauzole qe deri ne vitin 2020, nuk do te kishte asnje tjetersim prone nga sindikalistet.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika