PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 10 ) Shiko komentet

Pronat, skema e ndarjes se tokes


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Shoqata "Bregdeti" e shqetesuar per ligjin qe hyri ne fuqi pak kohe me pare per "Kalimin ne pronesi te tokes bujqesore", sugjeron marrjen e masave, qe prona te shkoje tek i zoti. Ne nje leter publike, dorezuar trupit diplomatik dhe krereve te institucioneve, kjo shoqate propozon ngritjen ne cdo fshat, te komisionit te kthimit te pronave, bazuar ne kadastren e para clirimit dhe dokumente qe perputhen me Kushtetuten. Po keshtu, kjo shoqate u ben thirrje autoriteteve qe te plotesojne nje formular ne cdo fshat, me emrat e pronareve, qe jane dakord te kthehet toka tek i zoti dhe ata qe jane kunder. Si dhe qe komisioni per cdo trung familjar te vitit 1945, te plotesoje ne tri kopje formularin e prones pavaresisht nga zeri kadastral apo lloji i prones si toke bujqesore, kullote dhe trojet. Ne rast mosmarreveshje per kufijte, problemi zgjidhet me rruge gjyqesore. "Me kete skeme te thjeshte, zgjidhen njeheresh te gjitha transformimet e paligjshme dhe ngercet burokratike torturuese 20-vjecare", vlereson kryetari i Shoqates "Bregdeti", Niko Nesturi. Sipas kryesise se shoqates, me metoda te tilla transparente del jashte loje mafia e tokave, nderpriten konfliktet 20-vjecare si dhe mbyllet burimi kryesor i korrupsionit per pushtetaret dhe politikanet. Por apeli i pronareve te bregdetit, nuk perfundon me kaq. Thirrje e posacme u behet edhe emigranteve, qe ne vendet ku jetojne dhe punojne, te bejne protesta para ambasadave tona atje si dhe te dergojne peticione per te cuar token tek i zoti. "Shoqata 'Bregdeti', e shqetesuar nga ky ligj, vlereson se pas vitit 1991 shteti nuk ka asnje te drejte ligjore te disponoje pronat tona. Nese keto prona shteti i kerkon per nevoja publike, ne cdo rast eshte i mireseardhur, por kurdohere kundrejt pageses paraprake dhe me cmimin e tregut, se vetem atehere ai behet pronari i tokes", reagoi shoqata. Sipas tyre, shteti po tenton te nderhyje ne token private dhe ligje te tilla nuk mund te pranohen. Kjo shoqate u ben thirrje bashkefshatareve, qe per hir te interesit madhor, ate te shpetimit te pronave te trasheguara brez pas brezi, te bashkohen ne kete thirrje per kthimin e pronave tek i zoti. "Ne cdo fshat te bregdetit ka rezerva per kompensimin tuaj. Kjo ceshtje do te diskutohet ne Kuvendin permbylles te Bregdetit dhe do te zgjidhet ne baze fshati. U bejme thirrje deputeteve te Qarkut te Vlores, te shprehen hapur ne mbrojtje te te drejtes tone te prones e cila eshte universale, prandaj mbrojtja e saj eshte ne nderin e tyre. Ne te kundert ne do te iniciojme mbledhjen e firmave per t'u revokuar mandatin e deputetit mbasi keta individe nuk e meritojne voten tone, pasi na kane tradhtuar e lene pa toke, pa atdhe", vijoi Shoqata "Bregdeti". Thirrja e pronareve, behet ne momentin kur ligji i miratuar nga qeveria per tokat bujqesore ka hyre ne fuqi.

R. Rapushi




Komento artikullin | Shiko komentet (10 komente)
Te Tjera nga rubrika