PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

PD: Vleresojme tryezen e Topit, gati per dialog


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Partia Demokratike shprehet e gatshme te jape kontributin e saj ne tryezen politike per zgjidhjen e krizes ne vend. Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha dje se PD eshte e vendosur qe te jape te gjithe kontributin e saj ne perputhje me rregullat e shtetit ligjor, rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, si dhe raportin e OSBE/ODIHR-it, per zgjedhjet e fundit ne Shqiperi. "Gjithmone ne funksion te ketij qellimi vullnetmire, ne i qendrojme plotesisht respektimit dhe mbeshtetjes se plote te dokumenteve te mesiperme. Deshiroj te theksoj gjithashtu se kjo mazhorance ka pasur, ka dhe do te vazhdoje te kete dialog me Partine Socialiste dhe me cdo faktor tjeter politik te vendit. Dhe ne driten e qarte te ketij percaktimi ne e shikojme edhe tryezen e ftuar nga Presidenti i Republikes", theksoi Patozi. Duke i lene menjane kete here kritikat dhe akuzat ndaj selise roze dhe kreut te PS-se, Edi Rama, Patozi tha se selia blu vlereson thirrjen e tryezes nga Presidenti Bamir Topi. Tryeze ku Partia Demokratike, do te paraqese dhe do te jete e gatshme per te mbeshtetur sugjerimet e nderkombetareve te shprehura deri me sot. Presidenti Bamir Topi, vendosi te therrase ne dialog dy lideret politike kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozites, Edi Rama, paraditen e se shtunes. R. R.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika