PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 3 ) Shiko komentet

"Konsultime me aleatet, per takimin te Topi"


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Partia Socialiste ka marre ne konsiderate mendimin e aleateve, lidhur me tryezen qe pritet te zhvillohet te shtunen. Kjo eshte deklarata e bere dje nga kryetari i selise roze, Edi Rama, nga qyteti i Fierit, ne vijim te turit te socialisteve per te shpjeguar arsyet e protestes. "Edhe per tryezen tek Presidenti qe eshte vendosur te shtunen do te konsultohemi po me perfaqesuesit e "Frontit per Shqiperine". Para takimit do te merret mendimi i tyre", deklaroi Rama. Duke folur per takimin e tij ne Strasburg, kryesocialisti tha se nderkombetaret e kane dhene mesazhin e tyre lidhur me qendrimin e PSSH-se. Sipas tij, edhe ne kete vizite do te vilet mendimi i tyre, pasi besoj se vendimi yne per hetimin e zgjedhjeve eshte mirepritur. I pyetur per objektin e hetimit per hapjen e kutive, kryetari i partise me te madhe ne opozite theksoi se gjithcka qe eshte brenda kutive do te hetohet. Ai theksoi se te gjithe ata komisionere qe kane manipuluar, duhet te ndeshkohen qofshin te PD apo PS. Ndersa nenvizoi se kerkesa e vetme eshte hapja e kutive, e cila eshte sot nje kusht i pakthyeshem per socialistet. "Takimi i se shtunes mund te mbyllet edhe me nje etape", ka qene deklarata e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Njeheresh ai vendosur deklaroi se me cdo forme do te realizohet zbardhja e te vertetes se zgjedhjeve te 28 qershorit. I pyetur per daljen ne skenen politike te ish-kryetarit Fatos Nano dhe nje levizjeje te mundshme, Rama nuk ka dashur t'i pergjigjet kesaj pyetje, duke kerkuar nga paneli i gazetareve nje tjeter pyetje.






Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika