Shqiperi-Turqi, nga dje do te levizin lirisht pa viza
E Merkure, 10 Shkurt 2010
Prej dites se djeshme banoret e Shqiperise dhe Turqise mund te levizin lirisht midis ketyre dy vendeve pa viza dhe pa pagese. Lajmi u be i ditur nga Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise, qe njofton se ka hyre ne fuqi marreveshja per heqjen e vizave mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Turqise. Sipas diplomacise shqiptare mesohet se marreveshja parashikon qe shtetasit e te dy vendeve, do te hyjne ne territoret respektive pa vize dhe pa pagese per nje qendrim 90 ditor brenda nje afati 180 ditor. Per qendrim pertej ketij afati dhe per disa kategori te vecanta, marreveshja parashikon qe shtetasit shqiptare dhe turq qe duan te qendrojne me teper se 90 dite brenda 180 diteve, duhet te aplikojne per vize ne perfaqesite diplomatike dhe konsullore te vendeve respektive. Po keshtu, shoferet dhe ndihmesit e kamioneve e te autobuseve qe transportojne mallra dhe pasagjere do te mund te hyjne ne Shqiperi dhe Turqi, pasi te jene pajisur me vize per kete qellim nga perfaqesite diplomatike dhe konsullore. Ndersa, sipas procedures qe ekziston, per shtetasit qe do te hyjne ne vendin tjeter, ne rast te konstatimit se ketij shtetasi i eshte ndaluar hyrja ,si dhe per ata shtetas qe rezultojne qe nuk kane kushtet e nevojshme ekonomike per te qendruar ne vend, nuk do t'u jepet leja e hyrjes. Po keshtu, shtetasit shqiptare qe jane te pajisur me vize pune ose tregtare, me nje ose shume hyrje dalje, perpara hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshje, ne rast se deshirojne, mund te procedojne sipas vizes se leshuar dhe vula e hyrjes do t'u vendoset ne etiketen e vizes ne pasaporte.