PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

PS: Zbardhje atentatit ndaj keshilltarit, te kapen autoret


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Partia Socialiste e Vlores kerkon zbardhjen e atentatit dhe kapjen e autoreve per plagosjen e keshilltarit Morand Hoxha, te shtunen e kaluar. Kryetari i deges se PS-se, Eltar Deda, ka dale ne nje konference per shtyp diten e djeshme, ku ka folur rreth ngjarjes se rende dhe hedhjen ne ere me eksploziv C4 te makines se 38-vjecarit. "Per tre dite rresht opinioni publik dhe qytetaret vlonjate jane tronditur nga nje akt i rende terrorist, per te cilin ne si force politike e denojme dhe nuk kemi nxituar per te perfituar politikisht. Kemi pritur per te degjuar nje version te organeve te policise dhe te prokurorise", eshte shprehur Deda. Me tej ai shtoi se qellimi i PS-se eshte te ndihmoje organet e rendit dhe drejtesise per te zbardhur kete ngjarje dhe jo ai politik. Sipas Dedes, nuk eshte e rastesishme qe goditet nje keshilltar ne momentin qe Keshilli Bashkiak i Vlores dhe disa keshilla te tjere ne vend mbahen peng sic e quajti ai "nga koalicioni mazhorance Berisha-Meta". "Jane ata qe mundohen te perfitojne politikisht me situata te tilla dhe jo ne si PS, qe kerkojme te kapen autoret dhe te vihen perpara drejtesise. Jane ata qe mundohen te perfitojne me bllokimet e funksionimet e keshillave te njesive vendore", perfundoi Deda.

O. Hila




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika