Berisha: 2010, viti i privatizimeve
E Merkure, 10 Shkurt 2010
Rozeta Rapushi
Gjate ketij viti, qeveria do te perfundoje procesin e privatizimit te aseteve publike, perjashtuar shkollat, spitalet dhe digat. Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim ne lidhje me procesin e privatizimit te aseteve publike me anetare te kabinetit qeveritare dhe specialiste te fushes, per te kompletuar procesin e privatizimit ne vend. duke e vleresuar si jetik kete proces, kreu i qeverise u shpreh se ai do te sherbeje edhe per t'u ndare nje here e mire nga korrupsioni ne sipermarrjet publike. "Ky proces eshte i domosdoshem dhe jetik para se gjithash, per t'u ndare me nje zinxhir korrupsioni ne sipermarrjet publike, ne sipermarrjet ku shteti eshte aksioner dhe ne tere pronat qe jane cerdhet e korrupsionit", tha kryeministri. Sipas tij, ky vit do te jete percaktues per pothuajse cdo gje qe ka mbetur pa privatizuar pervec shkollave, spitaleve, digave dhe ndonje gje krejtesisht te parendesishme, ndonese ky proces ka dy armiq te medhenj. Gjate takimit te djeshem, Berisha u shpreh se armiku kryesor i privatizimit eshte korrupsioni, qe perpiqet te beje cdo gje per ta bllokuar ate, pasi u leverdis atyre, i mjelin si lopen dhe i fusin ne xhepat e tyre aksionet publike te qeverise apo sipermarrjet e tjera me radhe. Nderkohe qe si armikun e dyte, ai vleresoi burokracine e vendit. "Burokracia jone, e cila zvarrit kete proces qe duam te eci me shpejtesi te madhe. Privatizimi eshte nje prove jashtezakonisht e rendesishme per administratat qe ju drejtoni. Ne jemi shumice dhe kemi pushtetin per te marre cdo vendim ne interes te ketij procesi, per te thjeshtuar hallkat dhe procedure ne interesin me te mire", theksoi kryeministri. Sipas tij, vlerat e krijuara nga ky proces do te jene nje mundesi me e madhe e qeverise per te kompensuar pronaret sipas ligjit te parashikuar, por do te jete nje mundesi me e madhe edhe per te realizuar programin e shpallur para qytetareve shqiptare. Qeveria do te perpiqet qe ne kete proces, te synoje te rrise ne nje nivel te ri edhe menaxhimin e aseteve ne Shqiperi. Takimi i djeshem per procesin e privatizimit, perben ashtu sic e theksoi dje kryeministri, problemet ne parim me madhore ne rrafshin ekonomik, problemin e privatizimit. "Ne kemi shenuar para ketij viti sukseset me te medha ne privatizimin e te ashtuquajturave sipermarrje strategjike, por ne duhet te kompletojme privatizimin e te gjitha aseteve, e cila eshte e domosdoshme, duke perjashtuar digat, shkollat dhe spitalet", vijoi Berisha. Kryeministri e vleresoi vitin e kaluar si teper te suksesshem ne procesin e privatizimit te te ashtuquajturave sipermarrje strategjike.
Pronaret e ligjshem te tokave, do te kene mundesi me shume per te perfituar kompensimin ne lek per pronat e marra, nga proceset e privatizimeve te aseteve publike ne vend. Duke folur per vijueshmerine e privatizimeve te aseteve publike te mbetura edhe gjate ketij viti, kryeministri Sali Berisha, u shpreh se vlerat e krijuara nga procesi i privatizimit do te jene nje mundesi me e madhe per qeverine per te kompensuar pronaret sipas ligjit te parashikuar, por do te jete nje mundesi me e madhe edhe per te realizuar programin e shpallur para qytetareve shqiptare. Kohe me pare, ekzekutivi ka menduar qe nje pjese te parave qe shteti merr nga procesi i privatizimit te aseteve publike, te shkoje per fondin e kompensimit te pronareve te ligjshem te tokave.