Rama: Rinumerim votash, rezultati nuk do te ndryshoje
Denis Dedej
E Merkure, 10 Shkurt 2010
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama pas informimit nga Presidenti i Republikes, se diten e shtune do te hapet tryeza e dialogut per te trajtuar, uroi zgjidhjen e krizes politike dhe institucionale ne vend. Permes nje komunikimi per mediat nga selia roze, kryesocialisti e vleresoi kete moment, si shprehje e progresit te bere ne nje perpjekje qe tashme nuk eshte vetem e tyre, por edhe e miqve dhe partnereve nderkombetare, per te zgjidhur nje krize qe thellohet dita-dites, me implikime te renda ne te gjitha fushat e jetes se vendit. Nga ana tjeter, kryesocialisti theksoi se "hapja e kutive eshte nje kusht i patjetersueshem per te pasur nje hetim te plote dhe per te garantuar nje transparence te te gjithe procesit zgjedhor, ne funksion te Kushtetutes dhe ligjit, duke zberthyer te gjithe elementet qe e perbejne procesin". "Ne nuk duam te hapim kutite per te permbysur pushtetin ne tavoline. Ne duam te hapim kutite per te hetuar procesin dhe permes hetimit te procesit, te plotesojme te gjithe kuadrin Kushtetues, per nje hetim parlamentar me te gjitha aspektet, te cilat duhet ta shqetesojne dhe vene ne levizje Parlamentin e vendit kur behet fjala per te trajtuar kete ceshtje dhe per t'i dhene zgjidhje nje sere problemesh qe dalin nga hetimi", deklaroi Rama. Pra sipas tij, "jo rinumerim per rishperndarje mandatesh ne tavoline, por rinumerim per hetim te atij procesi numerimi, te konsideruar i keq dhe shume i keq ne 1/3 e tij dhe per hetim te raportit mes te gjithe atyre qe u perfshine ne administrimin e zgjedhjeve dhe ligjit te Republikes se Shqiperise". Gjate fjales se tij, kryesocialisti sqaroi se vazhdimi i komunikimit me te gjithe aleatet e tyre, te Frontit Opozitar, eshte pjese e ketij procesi ne pergatitjen jo vetem te tryezes se dialogut, por edhe i te gjitha hapave qe parashohin kontributin e tyre per zgjidhjen e kesaj krize. Lidhur me format e reagimit, ndersa negociohet, Rama tha se, opozita eshte ne proteste pavaresisht formave te shfaqjes se saj, e nuk mund te paragjykoje rezultatin e tryezes se presidentit. "Eshte shume e rendesishme te theksohet pa pushim, se ne kete perpjekje nuk eshte fati i PS, por eshte fati i demokracise ne Shqiperi, qe na perfshin te gjitheve me mish e me shpirt, te vetedijshem se pas zgjedhjeve te lira dhe te ndershme s'ka marredhenie lirie mes shtetit dhe qytetarit dhe as ndershmeri te pushtetit ne raport me qytetarin", deklaroi kryetari i PS. Rama tha se "eshte koha qe te gjithe se bashku, te trajtojme me seriozitetin qe na takon kete ceshtje madhore te demokracise ne Shqiperi, per t'i dhene fund nje kohe kur populli varet nga pushteti dhe per te bere qe te rifilloj koha kur pushteti varet nga populli permes shprehjes se vullnetit te tij te lire dhe numerimit te ndershem te votes qe shpreh ate vullnet".