Si po prishet tryeza e Topit
E Merkure, 10 Shkurt 2010
Dita e pare e javes ne vazhdim, solli vendimin e kryetarit te shtetit per te bashkuar kete te shtune ne Presidence, kryeministrin Berisha dhe kreun socialist Rama. Ne te vertete, kjo ishte nje kerkese kembengulese e kryesocialistit i cili i ishte drejtuar disa here kohet e fundit Topit, duke i kerkuar nderhyrje si krč i shtetit. Vete Topi duket se nuk e kishte me shume qejf nje negocim te tille, pasi sic tha publikisht pak jave para vendimit te se henes, nuk kishte pse futej ne debatin Rama-Berisha per kutite, kur atij nga po keto dy parti, i ishte hequr e drejta te kishte perfaqesuesin e vet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Megjithate, Topi duket se u tregua "zemergjere" ndaj Rames, ca edhe nga presioni nderkombetar qe e nxiti te organizoje nje tryeze me Ramen dhe Berishen dhe, vendosi t'i ftoje ata te shtunen ne Presidence.
Ne kete menyre, pritej ashtu sic ne fakt duhej, te reshtnin deklaratat e panumerta mbushur me ultimatume per hapje kutish dhe rinumerim votash. Sepse nese nje kerkese e tille duhet bere, vendi me i mire do te ishte jo neper panele gazetaresh me sfond militante socialiste, sic po veprohet ne turin "Rama", por bash ne tryezen e Topit, kete te shtune ne Presidence.
Ne kampin e djathte, Berisha ka heshtur menjehere pas vendimit te Topit per te mbledhur nje tryeze ne fundjave dhe mazhoranca eshte mjaftuar vetem me ndonje deklarate konfirmuese per te mirepritur tryezen dhe duke paralajmeruar se nuk ve asnje kusht dhe me heret, duke qartesuar se nuk mund te hidhen ne diskutim, kerkesa antikushtetuese.
Ne te kundert po veprohet ne kampin e majte. Rama dhe plot socialiste te tjere, po e "bombardojne" publikun me deklarata gjithnje dhe me agresive, per kushte te qarta te tryezes se te shtunes. "Dialog per zgjidhje ne hapjen e kutive dhe rinumerimin e votave ose protesta per zgjedhje", eshte motoja qe lindi menjehere pasi Topi shpalli mbledhjen e tryezes. Kurse turi i Rames u ndal dje ne Fier, serish me kerkesat ultimative paradhenie, hapje kutish e rinumerim votash, si "pjate e pare dhe e dyte" ne tryezen qe Topi" "shtron" pak para drekes se te shtunes. E gjithe kjo "lukuni" deklaratash, nuk ben asgje me shume sesa te prishe zyrtarisht tryezen e planifikuar, sepse eshte mese e qarte se me hapje kutish, nuk ka dialog.