PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 3 ) Shiko komentet

Meta: Tryeza, besoj te kompromisi


E Merkure, 10 Shkurt 2010

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, ne nje interviste te dhene per "DW", deklaroi se kriza e vetme, qe ekziston ne Shqiperi, ka te beje vetem me mospranimin e humbjes nga kryetari i Partise Socialiste. Sipas tij, kokefortesia e kryetarit te PS per te rihapur kutite e votimit dhe per te bere nje proces rinumerimi, ne kushtet kur vendimet supreme per problemet e pretendimeve apo ankimimeve te tilla, i ka marre Kolegji Zgjedhor, pra Gjykata, sipas Kodit Zgjedhor te bere me konsensus midis zotit Rama dhe zotit Berisha.

Zoti Meta, opinioni nderkombetar ka shprehur shqetesim per krizen politike ne Shqiperi. Sipas jush, a ka arsye qe kjo krize te zgjase kaq shume, kur dihet qe zanafilla nisi me zgjedhjet e qershorit? A shpresoni qe kjo krize do te kapercehet nga vete shqiptaret, kam parasysh ketu iniciativen e Presidentit?

Mendoj se Shqiperia ka arritur te permbushe detyrimet kryesore te OSBE-se, lidhur me zgjedhjet e fundit, te cilat u vleresuan si me te mirat. Ato jane njohur nga gjithe komuniteti nderkombetar dhe e vetmja krize per fat te keq, qe ekziston ne Shqiperi ka te beje me mospranimin e humbjes nga kryetari i Partise Socialiste, nderkohe qe gjithe perfaqesuesit e kesaj partie, ne administraten zgjedhore, i kane njohur rezultatet dhe i kane firmosur ato. Prandaj jam i bindur qe kjo eshte situate teresisht artificiale, e cila duhet te kalohet sa me shpejt.

Por cfare ka bere qeveria qe kjo krize te nderpritet? A ka pasur ndonje hap ne drejtim te plotesimit te pretendimeve te opozites?

Qeveria ka qene teper e hapur per t'i krijuar opozites, te gjitha hapesirat edhe ne drejtim te hetimit te pretendimeve te saj, per shume aspekte te zgjedhjeve te qershorit. Por kokefortesia e Kryetarit te Partise Socialiste, per te rihapur kutite e votimit dhe per te bere nje proces rinumerimi, ne kushtet kur vendimet supreme per problemet e pretendimeve te tilla apo ankimimeve te tilla i ka marre Kolegji Zgjedhor, pra Gjykata, sipas Kodit Zgjedhor te bere me konsensus midis zotit Rama dhe zotit Berisha ka sjelle tensione. Gjithashtu duhet pasur parasysh se Kushtetuta e Shqiperise, qe eshte e standardeve evropiane, ne themel te saj ka pavaresine gjyqesorit dhe te gjykatave, sepse ka ndarjen e pushteteve.

Pra mendoni se do te kete nje zgjidhje, nje kompromis, mes pozites dhe opozites?

Besoj se po. Pasi ne te gjitha drejtimet mazhoranca ka qene shume e hapur per te plotesuar kerkesat e opozites, qofte edhe duke i dhene mazhorancen e nje komisioni hetimor parlamentar, gje qe normalisht nuk i takon opozites, i takon mazhorancen. Por eshte vullneti i mazhorancen, qe te leshoje shumicen ne nje rast te tille. Pra duket qarte qe ka nje perpjekje per nje tension krejtesisht artificial, e cila vjen me shume si rezultat i faktit qe kryetari i Partise Socialiste nuk eshte deputet, por ky ka qene nje vendim i tij dhe per kete kerkon ta mbaje dialogun jashte Parlamentit. Megjithate besoj se jane te gjitha mundesite qe me me shume vetepermbajtje dhe duke u ngritur mbi interesat e ngushta, te rivendoset nje dialog konstruktiv, i cili nuk dobeson institucionet, sepse nuk mund te jete qellimi i nje dialogu per te dobesuar institucionet, por per t'i forcuar institucionet. Natyrisht, duke i garantuar edhe opozites gjithe hapesirat per te ushtruar pergjegjesite.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika