 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Banka Unicredit: GDP e Shqiperise rritet me 8.9 % me 2010
E Merkure, 10 Shkurt 2010
Institucionet financiare nderkombetare jane optimiste per zhvillimet ekonomike te vendit tone duke parashikuar nje perspektive pozitive edhe per vitin 2010.
Banka prestigjioze UniCredit permes grupit te saj te kerkimit shkencor UniCredit Research, ka publikuar dje raportin e saj mbi zbulimin e mundesive ne investime ne tregjet financiare dhe te aseteve. Sipas ketij raporti parashikohet qe rritja e Prodhimit te Pergjithshem Bruto te ekonomise shqiptare per vitin 2010 do te jete 8.9 % dhe si tipare spikatese te mundesise se investimeve ne Shqiperi, konsideron politika monetare te besueshme, mundesi potenciale te gjera per rritje te ardhurash dhe nje sektor bankar te kapitalizuar shume mire. UniCredit Research, perbehet nga kater grupe qe pergatisin studimet e tyre dhe publikojne raportet e tyre me te cilat ky grup orienton investitoret drejt tregjeve dhe vendeve me mundesi investimesh te suksesshme. Ne raport theksohet qe Shqiperia eshte nje nga te vetmet vende ne Evrope qe pati rritje ekonomike ne vitin 2009, vitin e krizes boterore ekonomike. Ky eshte nje raport me te cilin UniCredit rregullisht publikon te dhenat makroekonomike, per vendet ku eshte me interes per klientet e saj per te shtrire aktivitet e tyre investuese. Keshtu ne raport evidentohet sepse kjo banke nuk eshte ende prezente ne Shqiperi, ajo e konsideron Shqiperine si nje pjese integrale te veprimeve te saj operacionale, duke e konsideruar vecanerisht se fundmi, si nje vend te suksesshem per investime bankare.
Parashikimi
UniCredit permes grupit te saj te kerkimit shkencor UniCredit Research, ka publikuar dje raportin e saj mbi zbulimin e mundesive ne investime ne tregjet financiare dhe te aseteve. Sipas ketij raporti parashikohet qe rritja Prodhimit te Pergjithshem Bruto te ekonomise shqiptare per vitin 2010 do te jete 8.9 %.
Anetari i kryesise se PS: Kjo tryeze mund te zgjidhe krizen e tekave te Rames, por jo krizen politike
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ne mund ta bejme me mire"
- Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote
- Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere
- Janar, tregu i sigurimeve ne renie
- Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat
- Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine
- Kriza, kredia ne fshat zgjerohet
- Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat
- Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
- Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar
- Monopoli, hetim tregut te gazit
- Rruget rurale, fond 180 milione USD kete vit
- Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge
- Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon
- Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
|
|