PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Fondet e OJF-ve, ne "siten" e Sherbimit Social


E Marte, 09 Shkurt 2010

Sonila Isaku

Fondet te cilat Organizatat Joqeveritare perdorin sot, pikerisht ato qe trajtojne viktimat e trafikimit, do te monitorohen nga Sherbimi Social Shteteror. Nje grup i posacem me 12 persona do te beje mbikeqyrjen financiare te ketyre institucioneve. Do te jene 4 njesi te cilat do te mbikeqyrin zbatimin e legjislacionit ne fuqi, menyren e administrimit dhe menaxhimit te fondeve te dhena nga buxheti qendror, si dhe do te raportojne periodikisht per administrimin e qendrave. Efektet financiare qe rrjedhin nga ky projektligj do te perfshihen ne fondet e programuara ne projektbuxhetin afatmesem 2010-2012.

Kontrollet

Organizatat joqeveritare do te kene nje mbeshtetje nga shteti, por e thene ndryshe duke filluar nga ky vit, ato do te kalojne ne kontrolle nga Sherbimi Social Shteteror, me ane te grupeve qe aktualisht jane ngritur. "Ofruesit e sherbimeve te perkujdesit shoqeror per viktimat e trafikimit, ose personave me rrezik trafikimi, te ngritura nga OJF-te dhe financuara nga donatore te ndryshem, se shpejti do te mbeshteten nga shteti si ne planin financiar ashtu dhe ate administrativ", eshte shprehur drejtori i Sherbimit Social Shteteror, Mihal Naco. Sipas tij, per te krijuar nje mbeshtetje administrative shteterore sa me te konsoliduar, sipas propozimeve, eshte parashikuar krijimi i njesise per mbikeqyrjen e administrimit te qendrave te trajtimit te viktimave te trafikut. Kjo njesi do te perbehet nga 12 persona te ndare ne kater grupe, per kater rrethet ku ofrohen sherbime te perkujdesit shoqeror. Per sa u perket te ardhurave, shpenzimeve per pagat dhe kontributet per sigurimet shoqerore te punonjesve do te perballohen nga fondet e buxhetit te shtetit, te akorduara per SHSSH. Sipas drejtorit Naco, qendrat e sherbimeve per viktimat e trafikimit jane krijuar dhe funksionojne si organizata jofitimprurese.

Ndihma

Te gjithe personat te cilet kane qene pre e trafikimit, apo te destinuar si te tille do te perfitojne ndihme ekonomike. Ky ka qene vendimi qe ka marre Sherbimi Social Shteteror per ti ardhur ne ndihme kesaj kategorie personash qe eshte trajtuar ne keto qendra sociale. "Viktimat e trafikimit do te jene perfituese te ndihmes ekonomike, pasi ato te dalin nga qendrat rezidenciale te sherbimeve te perkujdesit social", ka pohuar Naco. Sipas tij, kostoja financiare per perfshirjen ne programin e ndihmes ekonomike per rreth 105 persona viktima te trafikut eshte rreth 3.3 milione leke. Cdo person do te perfitoje nga 2600 leke ne muaj pagese.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika