 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Fieri dhe Vlora, pa aparatura
E Marte, 09 Shkurt 2010
O. Hila
Spitalet ne Jug te vendit nuk ofrojne sherbim te aparaturave, duke filluar qe nga ekoja e zemres e deri tek skopite, qe jane me minimalet. Keto kane qene ankesat qe ka degjuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili gjate analizes vjetore ne Fier dhe ne Vlore.
Aparaturat
Ministri i Shendetesise ka premtuar nje aparat skaneri per ne spitalin e qyteti te fierit, por bluzat e bardha kane pohuar se aty aktualisht mungojne edhe shume aparatura te tjera te domosdoshme. Konkretisht ne spital prej nje viti mungon skopia dhe ekoja e zemres, sherbime keto qe ofrohen nga privati ose tek spitalet e rretheve fqinje
Gjithashtu ne takimin e Vlores, dolen si nevoja te kohes modernizimi i aparaturave, por edhe mungesat si aparati i hemodializes, ideja e bankes se gjakut si qender per Jugun e vendit etj. Vasili konfirmoi se ne spitalin e Vlores, do te instalohen mjaft aparatura per evidentimin dhe kurimin e kancerit dhe te tjera aparatura te rendesishme per jeten e pacientit. "Strategjite e reja kane nisur dhe ne tashme do ti kthejme spitalet rajonale ne baza te fuqishme shendetesore dhe qe japin jete, gjithnje duke koordinuar me mjeket qe dhe ata te perfeksionohen dhe te jene me human dhe profesional ne punen e tyre", ka pohuar ministri i Shendetesise Petrit Vasili.
Problemet
Mungesa e ujit ishte problemi me i mprehte per spitalin e Vlores, problem ky i ngritur gjate takimit te djeshem dhe nga drejtori i spitalit Besnik Elezi. Sipas tij, kjo kerkon zgjidhje te menjehershme per mbarevajtjen dhe ecurine normale te punes ne spital. Gjate analizes vjetore, fillimisht drejtuesit e spitalit te Fierit dhe atij te Vlores jane ndalur ne punen e bere gjate vitit 2009 dhe prioritet e vitit 2010. Nder problemet kryesore jane permendur mungesa e medikamenteve, rikonstruksionet ne institucionet e shendetesise dhe problemet me mungesen e aparaturave per vizita dhe analizat e pacienteve. Vete ministri i Shendetesise, Vasili ka theksuar se prioritet mbetet reforma tashme e nisur ne te gjitha institucionet e shendetesise ne vend, reforme qe pritet te zgjidhe problemet e krijuara deri me sot. Ndersa per sa i perket mungeses se medikamenteve, gjithcka pritet te zgjidhet nga vete institucionet e shendetesise, per vete faktin se jane keto te fundit qe do te kryejne tashme tenderet e parashikuara.
Fieri me spital te ri
Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ka premtuar ngritjen e nje spitali te ri duke vendosur ne prioritetet e ketij viti projektin e ketij spitali. "Ka probleme serioze ne infrastrukturen e mjediseve spitalore aktuale. Kjo na angazhon ne si ministri qe te mendojme per nje nderhyrje. Premtoj se do te punojme per konkretizimin e nje projekti paraprak per ndertimin e nje spitali te ri", ka thene ministri Vasili. Lidhur me realizimin projektit te perfunduar tashme eshte shprehur dhe kryetari i bashkise se Fierit, Baftjar Zeqaj i cili ka deklaruar se: "Kemi realizuar nje projekt paraprak qe ka kushtuar 50 milion leke te reja. Eshte perfshire sheshi i ndertimit te spitalit te ri edhe ne planin rregullues te qytetit. Plani rregullues ka marre edhe firmen e kryeministrit aktual Sali Berisha. Ky i fundit dy vjet me pare gjate nje vizite ne Fier, eshte njohur me kete projekt dhe ka thene se do te kete angazhim personal per cuarjen perpara te tij", ka thene kryetari i bashkise, Baftjar Zeqaj.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- QSUT, parate e ekzaminimeve do perdoren per ilace
- "Dashuria ekziston edhe pas 25 vjeteve"
- Sot, Shen Valentin mes bores dhe mimozave
- Matura, te rritet "pesha" e mesatares
- MASH, "peng" shkollen e doktoratures
- Studimet e mesme jashte, kriteret e ekuivalentimit
- 100 minuta falas per abonentet e rinj
- "Njerez te Humbur", prane gjetjes se Eda Koldashit
- Altertekst-i, nje reforme e perqafuar dhe e shkelmuar njekohesisht
- UT, shpallen 81 fituesit e masterit
- Grate shtatzena dhe invalidet, favore ne pune
- Ndryshon ngarkesa mesimore ne arsim
- Mediu: pezullohen lejet per shfrytezimin e shtreterve te lumenjve
- Kritere te reja per t'u bere profesor
- Pronat, skema e ndarjes se tokes
|
|