PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 92 ) Shiko komentet
Berisha: Ligji i lustracionit u hodh poshte, ne konflikt te plote interesi

Berisha: Ligji i lustracionit u hodh poshte, ne konflikt te plote interesi


E Marte, 09 Shkurt 2010

Zerit te deputeteve te mazhorances qe kontestojne vendimin e Gjykates Kushtetuese ne lidhje me rrezimin e ligjit te "Dosjeve" i eshte bashkuar dhe kreu i qeverise, teksa ka permendur faktin e konfliktit te interesit te disa anetareve te ketij institucioni te larte gjyqesore. Keshtu, Kryeministri Sali Berisha, akuzoi dje Gjykaten Kushtetuese se ne konflikt te plote interesi, rrezoi ligjin per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kreu i qeverise u shpreh se ligji i lustracionit, u hodh poshte ne konflikt interesi nga Kushtetuesja. Pa e zgjatur me shume komentin rreth Gjykates Kushtetuese, e cila nje jave me pare rrezoi me shumice absolute votash ligjin per hapjen e dosjeve, kreu i qeverise u mjaftua ne sulmin se vendimi eshte dhene ne konflikt interesi. "Ligji i lustracionit, ne konflikt te plote interesi u hodh poshte. Po pavaresisht nga ky gjykim demokracia mbi varre nuk mund te flere. Di qe nje grup deputetesh, intelektualesh po shqyrtoje mundesine e referendumit", tha dje Berisha. Pavaresisht vleresimit, kreu i qeverise nuk dha asnje opsion se cilat do te jene levizjet e mazhorances, per ligjin e rrezuar me nente vota pro dhe asnje kunder nga Kushtetuesja. Nderkohe qe deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, ka dhene tre opsione te mundshme per tu ndjekur nga selia blu ne kete rast. Sipas saj, mazhoranca mund te hartoje nje ligj te ri, te ankohet tek Gjykata per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg per vendimin e dhene nga kushtetuesja, ose te organizoje nje referendum popullor, qe te jete populli ai qe te vendose pro apo kunder zbatimit te ketij ligji. Ne seancen e se enjtes plenare, Doda, u shpreh se do te ishte me mire, qe te zgjidhej rruga e zhvillimit te referendumit popullor per kete ligj, duke u shprehur se opozita nuk do te jepte konsensusin e saj, as per nje ligj te ri po per te njejten ceshtje. Nderkohe qe deputetja e selise blu, nuk kurseu aspak akuzat kunder gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, per nje vendim te dhene ne konflikt interesi. Qe ne nisje te gjykimit te saj, perfaqesuesit e qeverise, kerkuan largimin e kater anetareve te Gjykates Kushtetuese, per shkak te konfliktit te interesit qe ata kishin me kete ceshtje, per shkak te detyres qe kane pasur para viteve '90. Perfaqesuesi i qeverise, Viktor Guma, kerkoi largimin nga gjykimi i ceshtjes te Vladimir Kristo, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Petrit Plloci, pasi sipas tij, ata ishin objekt shqyrtimi i nenit 3 dhe 4 te ligjit te Lustracionit. Sipas tij, ata kane dhene denime politike ne pozicionin e prokurorit dhe gjyqtarit politik gjate regjimit komunist. kete kerkese te perfaqesuesve te qeverise, gjykata e mori ne shqyrtim dhe e rrezoi duke u shprehur se "Gjykata Kushtetuese eshte shprehur me disa vendime te saj, duke cilesuar si perparesi kryerjen e funksionit te gjykates para kerkeses per bllokimin e punes se saj".

R. Rapushi




Komento artikullin | Shiko komentet (92 komente)
Te Tjera nga rubrika