PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 8 ) Shiko komentet

Topi: Berisha-Rama, te shtunen tryeza

Rozeta Rapushi
E Marte, 09 Shkurt 2010

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozites, Edi Rama do te takohen diten e shtune ne Presidence per te negociuar mundesite e zgjidhjes se krizes politike. Negociatori, Presidenti Bamir Topi, vendosi qe te ule se bashku ne fundjave, dy lideret e partive me te medha politike ne vend, per te gjetur gjuhen e perbashket te dialogut dhe nxjerrjen e vendit nga kriza politike. Vendimi i kreut te shtetit, erdhi menjehere pas takimeve qe Presidenti Topi, pati gjate gjithe paradites se djeshme me diplomatet ne vend, por edhe pas kontaktimit me dy lideret si Berishen edhe Ramen, qe pranuan te ulen ne tryezen politike paraditen e se shtunes, ne oren 11:00 ne seline e Presidentit. Gjate gjithe paradites se djeshme, kreu i shtetit u konsultua gjate me faktorin nderkombetar ne vend. Fillimisht Presidenti, Bamir Topi zhvilloi takime me ambasadorin e Spanjes, vendit qe ka dhe presidencen e Bashkimit Evropian, Manuel Montobio si dhe ambasadorin e Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan. Gjate takimit mes paleve, u diskutua gjate rezoluta qe Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes miratoi dy jave me pare per situaten e tensionuar politike ne vendin tone si dhe mbeshtetjen e dhene per presidentin ne rolin e negociatorit. Mesohet se nga faktori nderkombetar, eshte sugjeruar dhe keshilluar, zbatimi i rezolutes dhe dalja sa me pare nga kriza politike ne vend, e cila ka krijuar jo pak pakenaqesi tek nderkombetaret, sidomos kur Shqiperia eshte ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Evropian si dhe po vijon me realizimin e detyrimeve per liberalizimin e plote te vizave. Menjehere pas ketij takimi, Presidenti Topi, priti ne zyren e tij edhe Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Xhon Uithers, ku u diskutua po per te njejten ceshtje. Ashtu si diplomatet e BE-se, edhe Uithers keshilloi zbatimin e rekomandimeve te percaktuara ne rezoluten e KE-se. Menjehere pas ketyre takimeve, te cilat perfunduan ne pas ores 13:00 te dites se djeshme, Presidenti kontaktoi edhe me lideret politike si kryeministrin Sali Berisha, ashtu edhe kryetarin e opozites, Edi Rama dhe vendosi qe tryeza e shumepritur te zhvillohet diten e shtune. Nderkohe qe palet po vijojne me pergatitjen e platformave negociuese qe mund te cojne drejt kompromisit.

PD: Tryeza, firmosim cdo akt konform rezolutes se KiE-se

Partia Demokratike beri te qarte dje se eshte e gatshme te firmose tek tryeza e Presidentit Bamir Topi, cdo dokument qe zbaton kerkesat e rezolutes se Keshillit te Evropes. Nepermjet zedheneses se selise blu, Erla Mehilli, PD beri te qarte edhe nje here diten e djeshme, pak dite para zhvillimit te tryezes politike se, mazhoranca do te zbatoje pike per pike vetem rezoluten. "Jam sot ketu per te deklaruar ne emer te Partise Demokratike, per te ripohuar edhe nje here ate qe ka deklaruar kryeministri i vendit dhe kryetari i PD-se Sali Berisha, se mazhoranca aktuale mbeshtet pike per pike rezoluten e Keshillit te Evropes dhe eshte e gatshme per shnderrimin e te gjitha kerkesave te saj ne realitet", u shpreh Mehilli. Sipas saj, pretendimet e Partise Socialiste se Berisha kushtezon tryezen tek Presidenti, jane thjesht nje forme per te maskuar interpretimin "koke poshte" te Rezolute se KE, sikur ajo perfaqeson nje dokument qe shperblen bojkotin. "Edvin Kristaq Rama nga njera ane jep ultimatume dhe kercenon per protesta, nga ana tjeter shpif dhe trillon se Berisha po kushtezon tryezen", akuzoi Mehilli.

PS: Kryeministri Berisha te ulet ne tryezen e dialogut pa kushte absurde

"Partia Socialiste kerkon qe kryeministri Berisha te ulet ne tryezen e dialogut pa kushte absurde". Kjo eshte deklarata e bere dje nga deputeti i selise roze, Saimir Tahiri, i cili tha se themelet e shtetit po tronditen rende, si pasoje e keqqeverisjes se ketij kryeministri e kesaj mazhorance. Ai tha se kriza te shumefishta e te njepasnjeshme po cenojne rendin demokratik dhe shoqeror ne vend. "Kriza e demokracise po materializohet jo vetem me keqfunksionimin e Parlamentit, por edhe me perpjekjen e kryeministrit e mazhorances, per te privuar shqiptaret nga e drejta kushtetuese, per te zgjedhur lirisht alternativen e tyre, me besimin se vota do numerohet drejte e jo sic i dalin llogarite pushtetit", deklaroi Tahiri. Sipas tij, "mungesa e vullnetit per te bere transparencen e plote zgjedhore, nuk ka per arsye as Kushtetuten, ligjin apo vendimet e Gjykates Kushtetuese, por perpjekjen e mazhorances per te fshehur manipulimin zgjedhor te 28 qershorit dhe skenarin e saj te fshehur per te vjedhur edhe zgjedhjet e ardhshme". Zyrtari socialist theksoi se "Partia Socialiste eshte e ndergjegjshme se keto kriza nuk kane filluar ne 28 qershor, por perkundrazi manipulimi i zgjedhjeve vetem i ka theksuar, duke e bere me aktuale domosdoshmerine per t'i zgjidhur ne themel". "Tashme ne fund te karrieres se tij politike, i bejme thirrje kryeministrit Berisha, te lere xhirot e dimrit dhe lojerat me topa bore, te ulet pa kushte absurde ne tryezen e dialogut e te beje gjithcka eshte e mundur per t'i hapur rruge zgjidhjes se krizes politike dhe institucionale, krizes se demokracise e shtetit te se drejtes, si dhe krizes ekonomike e sociale qe po mbyt shqiptaret dhe sipermarrjen private", apeloi ndaj kreut te mazhorances, deputeti i Partise Socialiste. D.D




Komento artikullin | Shiko komentet (8 komente)
Te Tjera nga rubrika