 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Milo: Tre arsyet, pse s'digjen mandatet e deputeteve te PS
Denis Dedej
E Marte, 09 Shkurt 2010
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur skeptik ne lidhje me suksesin e negociatave mes PD dhe PS. Duke paralajmeruar se meqenese jane ne pozicione diametralisht te kunderta, qendron ne idene e hapjes se kutive dhe ne nevojen per nje zgjidhje politike. Sipas tij, ne keto negociata pervec nje platforme skelet, qe eshte bere e ditur dhe per aleatet, ka dhe nje platforme negociuse kompromisi qe do te argumentonte hyrjen ne Kuvend te deputeteve te PS. Milo sqaron se mandati i deputeteve socialiste nuk do te digjet dhe per kete, eshte me shume e interesuar mazhoranca. Njeheresh kreu i PDS ka garantuar kreun e LMN, Blushi, por me kete rast edhe shume te tjere qe mund ta kene kete pikepamje, qe nuk eshte as ideator dhe as mbeshtetes i nje platforme radikale per djegien e mandateve te deputeteve socialiste. Sipas tij, ndofta brenda opozites mund te kete mendje revolucionare, qe jane me afer vendimmarrjes opozitare, por ai do te jete si gjithnje, shume institucional ne politikberje dhe gjithnje brenda opozites aktuale.
Zoti Milo, ndodhemi ne nje situate politike ku mund te konsiderohet si nje ngerc politik, ku dy partite me te medha ne vend, PD dhe PS, nuk heqin dore nga pretendimet e tyre. Nderkohe, nga ana tjeter po pergatitet tryeza e Presidentit per te bere te mundur arritjen e nje kompromisi. Ju si i shikoni keto levizje politike?
Negocimi dhe kompromisi si proces jane shume te veshtira. Ka nje pervoje te gjate ne kete drejtim dhe ata qe merren me politike, por edhe me diplomaci, e dine shume mire qe palet, perpara se te ulen ne tryeze, bejne parapergatitje intensive dhe serioze qe te perpunojne axhenden e takimit dhe te negociatave. Dhe ketu, cdo pale perpiqet qe te fitoje sa me teper terren, me qellim qe te shkoje me pozita sa me te favorshme ne tryezen e bisedimeve. Aktualisht eshte duke ndodhur ky proces ne te dy krahet e politikes shqiptare, ose e thene me mire, ne te dy shtabet politike te PD dhe PS. Gjithsecila prej tyre po perpunon me teper taktiken qe duhet te ndjeke gjate bisedimeve, se sa permbajtjen e bisedimeve. Kjo e dyta nuk lejon shume hapesire, per te vrare dhe per te gjetur formula kompromisi per sa kohe qe te dy partite kryesore jane pozicionuar ne menyre ekstreme ne kullat e tyre, ne dac veriore apo jugore dhe qe taktikisht vazhdojne te kembengulin ne idete dhe pikepamjet e tyre. Negociatat normalisht jo gjithnje prodhojne rezultat, kompromis apo zgjidhje. Mundet qe te kemi nje tryeze, e cila mund te mos prodhoje asnje marreveshje, mund te kemi nje serial takimesh qe perseri mund te mos sjellin asnje rezultat. Kjo do te varet shume per mendimin tim, nga dy faktore. E para, nga pazari i nendheshem qe mund te zhvillohet, sic edhe eshte bere vazhdimisht ne politiken shqiptare per te shkembyer vlerat kushtetore, per tani ose per perspektiven e afert. Dhe e dyta, do te varet shume nga nderhyrja intensive ose jo e faktoreve nderkombetare, nga shkalla e presionit qe ata do te ushtrojne ndaj te dy paleve, por vecanerisht ndaj mazhorances. Pse them me shume ndaj mazhorances. Sepse ajo ka pushtetin, ajo ka me shume se sa opozita angazhime dhe detyrime per qeverisjen e vendit, per marredheniet me jashte dhe per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Mendoj qe nuk do te kete zgjidhje te paster, sepse nuk eshte ne konceptin e negocimit dhe te kompromisit qe njera pale t'i fitoje te gjitha dhe pala tjeter t'i humbase te gjitha. Ky nuk eshte kompromis dhe negocim ne tavoline.
Cila do te ishte zgjidhja sipas jush?
Per mendimin tim, nisur dhe nga pervoja e viteve te shkuara ne politiken shqiptare, por edhe nga ajo nderkombetare, Shqiperia dhe politika shqiptare duhet te pergatiten qe te shkojne sa me shpejt ne kerkim te nje zgjidhjeje politike. Kete nuk e them dhe dua ta abstragoj, se mos ndonje politikan driteshkurter me akuzon se kam deshire te rikthehem ne Parlament. Une nisem nga ideja qe pozicionet jane kaq ekstreme sa cdo leshim do te kishte nje kosto shumedimensional per te dy palet, edhe per zotin Rama dhe per vete PS-ne, dhe opozita qe do te kerkonte shpjegime per leshimin e territoreve ne favor te PD. Dhe e kunderta, qe malesori politikan intransigjent kryeministri Berisha, nuk do ta gelltiste nje terheqje spektakolare nga deklaratat e tij thellesisht te vendosura qe kutite nuk hapen.
Po nese nuk arrihet ne nje kompromis ne kete tryeze. Cfare mund te ndodhe me pas?
Nisur gjithnje nga pervoja dhe nga njohja personale e karaktereve te politikes shqiptare, mendoj se do te asistojme ne nje tryeze te tensionuar, e cila me shume do te jete fasade dhe ku bisedimet e verteta do te zhvillohen diku tjeter, ne ndonje qoshe zyre apo restoranti te menjanuar, me pranine edhe te perfaqesuesve nderkombetare, me qellim qe te arrihet ne nje zgjidhje te negociuar. E cila cilado qofte, nese nuk perfshin zgjidhjen politike, do te jete afatshkurter dhe me kosto respektivisht per ate qe do te leshonte me shume.
Ka nje koordinim brenda opozites per nje strategji te perbashket, per te bere te mundur arritjen e plotesimit te kerkesave te tyre?
Deri tani qe po flasim, pas edhe te nje takimi te para disa diteve me zotin Rama, jo vetem une, por edhe drejtues te tjere te partive opozitare, opozita ka nje qendrim te artikuluar qarte: Kutite e votimit duhet te hapen perndryshe s'ka rezultat ne negociata dhe qe pas deshtimit te tyre, do te vazhdojme protestat me masive dhe me vendimtare. Kjo eshte deri ne momentin qe po flasim, platforma skeletore e qendrimit te opozites. Une sigurisht si individ nuk e besoj qe Partia Socialiste do te mbetet me kete skelet platforme, per te shkuar ne negociata.
Qe do te thote...
Qe do te thote se drejtuesit e saj, me siguri jane duke levizur, duke kerkuar alternative kompromisi ose platforme negociuese, qe do t'i conte ata ne nje rezultat minimalisht te kenaqshem, per te argumentuar hyrjen ne Kuvendin e Shqiperise.
Cila do te ishte kjo platforme negociuese... Nga ana tjeter ka pasur edhe deklarata nga opozita, se nje zgjidhje mund te ishte edhe ndarja e pushteteve...?
Une kam degjuar ne mjaft muhabete kafenesh te kesaj natyre, per pazare pushtetesh, por qe nuk i besoj, ose me mire te themi nuk dua t'i besoj qe do te ndodhin. Sepse nga pikepamja e opozites, kjo do te ishte nje politike dhe nje stil i vjeter, qe te kujton vite te shkuara, ne nje kohe qe flasim per politike te re, per ide te reja dhe per vizione te reja. Dhe do te ishte njekohesisht nje fyerje edhe asgje me shume per partneret e opozites, te cilet besojne dhe kane investuar ne mbeshtetje te kauzes se Partise Socialiste edhe atehere kur mund te kishin arsye per te bere te kunderten.
Deputeti i LMN, Ben Blushi, deklaroi pak dite me pare se ka nje skenar te aleateve te PS, qe mendojne se duhet te digjen 64 mandatet e PS dhe me pas te shkohet ne nje krize edhe me te thelle, ku me pas nepermjet rrugeve te protestave, mund te arrihen zgjedhjet e parakohshme. Ka nje skenar te tille?
Une dua ta siguroj zotin Blushi, por me kete rast edhe shume te tjere qe mund ta kene kete pikepamje, qe nuk jam as ideator dhe as mbeshtetes i nje platforme te tille. Ndofta brenda opozites mund te kete mendje revolucionare, qe jane me afer vendimmarrjes opozitare, por kryetari i Partise Demokracia Sociale do te jete si gjithnje, shume institucional ne politikberje dhe gjithnje brenda opozites aktuale shqiptare do te perfaqesoje sa te jete e mundur me mire, edhe me shume, mendimin racional, sigurisht duke mbeshtetur te gjitha levizjet e argumentuara, te motivuara, te partnereve te vet dhe sidomos te Partise Socialiste.
Po i afrohemi dates 4 mars, ku sipas interpretimeve te dhene nga disa konstitucionaliste dhe nga mazhoranca, eshte afati i fundit Kushtetues per 64 mandatet e grupit Parlamentar Socialist. Ka filluar nje "loje" mandatesh, nese mund ta quajme keshtu, pasi nga socialistet perseritet gjithmone e me shume se mandatet e tyre nuk do te digjen edhe pas kesaj dite. A do te ishte me mire per Partine Socialiste qe te mos i hynim nje ngerci edhe me te thelle politik, e qe te shkoje ne Parlament? Si e shikoni ju "betejen" e mandateve ne politiken shqiptare?
Une e shikoj nga pikepamja politike dhe pragmatiste, dhe jo nga pikepamja juridike. I kam ndjekur me vemendje te gjitha debatet dhe mund t'i them si shpeshhere ne politiken shqiptare, "ligji" behet "maliq" dhe interpretimi behet sipas interesave. Prandaj abstragoj, jo se me mungon kultura e nevojshme per ta interpretuar edhe nga pikepamja juridike, por se nuk dua te futem ne vorbullen e komenteve te pafund qe kemi degjuar deri tani. Qeveria dhe mazhoranca aktuale nuk mund t'i djegin mandatet e deputeteve socialiste ne rrethanat e krijuara, sepse do t'i shtonin situates te tensionuar dhe krizes politike nje element te ri, i cili per nje mazhorance qe eshte ne qeverisje nuk favorizon, por perkundrazi demton. Nje qeveri deshiron te kete sa me pak tensione ne procesin e qeverisjes, rrjedhimisht, zoti Berisha dhe partneret e tij nuk mund te thellojne krizen politike permes manovres parlamentare te heqjes se mandateve te deputeteve socialiste, prandaj une mendoj qe ata nuk do ta hedhin kete hap edhe sikur PS te mos e ktheje grupin e vet parlamentar ne Kuvend. E dyta, vetenegocimi qe ka gjasa te filloje, mund te prodhoje nje formule kompromisi qe ta coje grupin Parlamentar te Partise Socialiste te beje betimin, te marre mandatin dhe te dale perseri jashte Parlamentit, per te vazhduar politiken e vet te deritanishme. Opsioni i trete do te ishte nje zgjidhje ne tryezen e bisedimeve qe do ta conte perfundimisht grupin Parlamentar Socialist me "nder" ne Kuvendin e Shqiperise, zgjidhje kjo qe te gjithe presim, nese do te kete shanse qe te arrihet. Intervistoi:
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Malaj-Islami: Rama po prish tryezen e Topit
- Meta: Tryeza, besoj te kompromisi
- Rama: Rinumerim votash, rezultati nuk do te ndryshoje
- "Dosjet", PD apel per referendum
- Manjani: Kutite, Rama po mbron dizertacionin
- Berisha: 2010, viti i privatizimeve
- PS: Zbardhje atentatit ndaj keshilltarit, te kapen autoret
- Shqiperi-Turqi, nga dje do te levizin lirisht pa viza
- Gjinushi: Tryeza e Topit te shtunen, nuk do te jape rezultat
- Rama, sot ne Strasburg takim me PSE
- "Konsultime me aleatet, per takimin te Topi"
- PD: Vleresojme tryezen e Topit, gati per dialog
- Topi, me Borshardt per tryezen Berisha-Rama
- Kryeministri Berisha, takim me Berluskonin
- Parlamenti evropian, pro kabinetit te Barozos
|
|