PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 11 ) Shiko komentet

Tirane-Elbasan, autostrada nis brenda vitit


E Marte, 09 Shkurt 2010

Pas autostrades se Kombit, pas paralajmerimit se do te ndertohet hidrocentrali i Skavices mbi lumin Drin, kryeministri Berisha ka bere premtimin e radhes dhe per qytetaret elbasanas. Teksa ka qene ne nje vizite per inaugurimin e shkolles 9-vjecare "Qamil Guranjaku", ne qytetin e Elbasanit, kreu i qeverise ka garantuar qytetaret e Elbasanit se brenda vitit, do te nise puna per ndertimin e autostrades Tirane-Elbasan. "Une dua te percjell para jush, nje pershendetje te perzemert per qytetaret e Elbasanit, qytetaret e Jugut dhe Juglindjes se Shqiperise, si dhe t'i informoj ata se projekti per autostraden Tirane-Elbasan ka perfunduar. Gjithashtu, dua t'i informoj se brenda ketij viti qeveria do te nise ndertimin e kesaj autostrade dhe se ky projekt, me tunelin e tij shkurton ne menyre te ndjeshme jo vetem distancen Elbasan-Tirane, por edhe distancen Korce-Tirane, Berat-Tirane dhe Tepelene-Tirane", ka qene deklarata e djeshme e Berishes. Sipas tij, pas rruges se Arbrit, autostrada Tirane-Elbasan do te jete nje nga projektet me madhore te qeverise gjate ketyre viteve. "Ne jemi te vendosur qe Shqiperia e vitit 2013 te jete nje Shqiperi krejt tjeter, ku shqiptaret nga te kater anet e vendit, te levizin ne nje kohe dy here me te shkurter per te mberritur ne kryeqytetin e tyre", ka qene deklarata e djeshme e kreut te qeverise. Teksa ka peruruar kete shkolle, nje investim me vlere 61 milione leke ndersa pajisjet e saj kane kushtuar rreth 20 milione leke, kreu i qeverise perpara stafit pedagogjik ka deklaruar se ne kater vitet e ardhshme, arsimtaret do te jene ne qender te reformes se arsimimit. "Jemi zotuar se gjate kater viteve qe vijne, do te rindertojme apo ndertojme nga e para edhe 1000 shkolla te tjera ne mbare Shqiperine. Ne fund te ketij mandati femijet shqiptare do te ulen ne bankat e shkollave teresisht te rindertuara, apo te ndertuara nga e para",-tha Berisha. "Keto kater vite kemi perparesi absolute moshen dixhitale. Ne e marrim arsimin si ceshtjen me serioze, sepse per nje komb nuk ka asgje me serioze se arsimi. Mendoj qe ne disa drejtime eshte levizur mire. Sot ne kemi 135 mije studente ne universitete, prej te cileve 120 mije ne universitetet publike dhe 15 mije studente ne universitetet private, por duhet te shkojme tek 150 mije studente". Kryeministri theksoi se duhet te rendet edhe pas cilesise ne arsim. Ne kete ceremoni, kryeministri Berisha shoqerohej nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ministri i Brendshem Lulzim Basha, deputete te Qarkut te Elbasanit.

Kryeministri: Vizat, procesi po ecen ne menyre te sigurt

"Gjithashtu, kam kenaqesine t'ju informoj se procesi i heqjes se vizave per Shqiperine po ecen ne menyre sigurt. Qeveria ka plotesuar dhe ploteson cdo kerkese qe shtrohet ndaj vendit, ne menyre qe qytetaret shqiptare brenda afatit te percaktuar, te levizin te lire ne mbare hapesiren evropiane", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha. I cili ka garantuar dhe njehere se shqiptaret do te levizin sipas afateve te percaktuara nga ana e qeverise dhe te nderkombetareve.


Komento artikullin | Shiko komentet (11 komente)
Te Tjera nga rubrika