PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Dede largohet nga Tirana: Nuk isha lider

Aranit Muraci
E Marte, 09 Shkurt 2010

Nevil Dede terhiqet nga posti i trajnerit te dyte te Tiranes dhe deklaron perfundimisht largimin e tij nga skuadra kryeqytetase. Dede i dha sinjalet e nje "divorci" te mundshem gjate javes se fundit, teksa here paraqitej ne stervitje dhe here mungonte, pa dhene "arsye" per mungesen. Dede ka pritur ndeshjen me Vllaznine, ndaj se ciles ishte ne stol dhe pas mungeses ne diten e pare te stervitjes, ku duhet te drejtonte 24 here kampionet e vendit, Dede ka shpjeguar si arsye qe mori vendimin per t'u larguar, se kerkonte te ishte lider, sic edhe ka qene per shume vite. "Gjate gjashte muajve te fundit, pasi jam bashkuar me ekipin nuk me jane dhene shume pergjegjesi, ndaj edhe nuk do te jem me pjese e Tiranes", - shpjegoi Nevil Dede. Keshtu, mbrojtesi qe ende nuk ka zyrtarizuar se eshte larguar nga futbolli, "divorcohet" serish nga ekipi i Tiranes. Si ne rastet e viteve te fundit kur ishte lojtar, ne shenje pakenaqesie, pasi kerkonte me shume pergjegjesi ne skuader. - "Me vjen keq qe vendosa te largohem nga ekipi,- shtoi me tej Nevil Dede, - por nuk kisha alternative tjeter. Kam dhene shume per Tiranen nder vite dhe kam qene gjithmone lider i ketij ekipi. Jam mesuar te jem i tille, prandaj edhe vendosa te largohem. Nuk mund te pranoj qe te jem me tutje ne nje rol pasiv ne kete skuader." Per kete shkak, Dede ka vendosur qe te "divorcohet" edhe nje here tjeter me bardheblute. Nevil Dede ne kete menyre nuk ka vijuar rolin e trajnerit te dyte, ne nje kohe kur trajneri i pare nuk i kryen me funksionet, ne ndeshjet e kampionatit per shkak te pezullimit. Tirana pas humbjes se dyte duhet te gjeje nje zgjedhje tjeter, per trajnerin e ardhshem te saj. Me largimin e Nevil Dedes, kryeqytetasit duhet te gjejne edhe nje zgjidhje per trajnerin e ri qe do t'i drejtoje ne te ardhme. Alban Tafaj dhe Dede moren drejtimin ekipit, pas largimit te kroatit Ilija Loncarevic. Nevil Dede drejtoi bardheblute gjate ndeshjeve te fundit, pas pezullimit te trajnerit Alban Tafaj. Por sic ndodhen ngjarjet pas ndeshjes derbi me Dinamon, Alban Tafaj eshte pezulluar me nje vit dhe te njejtin vendim la ne fuqi edhe Komisioni i Apelit. Keshtu, me largimin e Dedes, Tirana eshte pa trajner.

Polemikat

Ne kampin bardheblu nuk eshte pritur mire humbja e fundit me Vllaznine. Tirana, pervec akuzave qe leshoi ndaj gjykimeve dhe FSHF-se, pas ndeshjes derbi me Dinamon, humbi edhe rastin per te dale ne vend te dyte, pas disfates me Vllaznine.

Trajneri

Alban Tafaj eshte zyrtarisht trajner i Tiranes. Nuk ka ndodhur me pare qe skuadres kryeqytetase t'i denohet trajneri per nje vit. Me largimin e Dedes, mbetet ende e paqarte nese do te caktohet nje emer i ri, apo Tafaj do te drejtoje ekipin nga tribuna.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika