Rama, me kreret e sindikatave per "Frontin per Shqiperine"
E Marte, 09 Shkurt 2010
Partia Socialiste filloi prej dites se djeshme takimet per krijimin e frontit te paralajmeruar opozitar. Paraditen e djeshme, ne ambientet e selise roze eshte pare t'i drejtoheshin zyres se kryetarit Rama, presidenti i Konfederatave Sindikale, Kol Nikolli dhe kryetari i Sindikates se Minatoreve, Fiqiri Xibri. Ky takim, mendohet te kete te beje me levizjen e paralajmeruar nga kryetari i partise me te madhe ne opozite per krijimin e nje fronti te ri per Shqiperise. Nga qyteti i Durresit, lideri i socialisteve sqaroi nismen e re. "Nuk harroj, dhe besoj eshte ne syte e te gjitheve se pershkallezimi i kesaj proteste ka sjelle prane nesh pra, prane popullit socialist te gjithe popullin opozitar majtas e djathtas, ka zgjeruar frontin e aleances sone mes partish, ka zgjeruar frontin edhe me perfaqesues te shoqerise, shoqata dhe shume shpejt ky front i ri per Shqiperine do te jete publik, pertej partive politike pertej cdo kufiri qe na ndan ne kushte normale, por qe nuk ekziston ne kushtet kur duhet te garantojme liri dhe demokraci per te gjithe", deklaroi Rama. Ne ditet ne vijim, pritet qe kryesocialisti te kete edhe takime te tjera me kryetar sindikatash, te cilet njihen per mbeshtetjen e tyre per Partine Socialiste edhe gjate periudhes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Njeheresh mesohet se do kete dhe asistence juridike per mbrojtjen ne Kushtetuese te ankeses per ligjin qe konfiskon pronat e sindikatave. D.D