 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Sindikatat, pronat sot ne Kushtetuese
E Marte, 09 Shkurt 2010
Rozeta Rapushi
Kater sindikata, padisin ne Gjykaten Kushtetuese ligjin e miratuar pak muaj me pare nga Kuvendi per pasurite e sindikatave. Perfaqesuesit e Sindikates se Pavarur te Transportit, Konfederates se Sindikatave te Shqiperise, Bashkimit te Sindikatave te pavarura si dhe Sindikata Rajonale ne Elbasan, do te kerkojne sot nga trupa e gjyqtareve, qe ligji i qeverise te shpallet antikushtetues. Si dhe gjithashtu qe deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar Gjykata Kushtetuese, te pezulloje ligjin ne fjale i cili ka hyre ne fuqi qe ne tetor te vitit te kaluar. Ankesat e sindikatave te ndryshme qe operojne ne vendin tone, jane bere ne menyre te pavarur, por duke pasur te njejtin objekt Gjykata Kushtetuese, vendosi ti shqyrtoje ato diten e sotme, se bashku. Ligji i kundershtuar nga sindikatat, ka te beje me pasurine e luajtshme dhe te paluajtshme, si shtepi pushimi, shtepi kulture e parqe sportive, salla mbledhjesh e veprimtarish, te cilat pas vitit 1992 u lane ne pronesi te sindikatave, te cilat ne baze te ligjeve dhe akteve ligjore, do te pjesetoheshin ne raport me numrin e anetareve te tyre. Nese do te kishte mosmarreveshje, ato do te zgjidheshin nga gjykatat. Ligji ne fjale u miratua nga Kuvendi, ne 15 tetor dhe detyron qe mos marreveshjet e lindura ndermjet sindikatave ose atyre dhe te treteve, te kryhen ne favor te shtetit. Pikerisht kjo eshte kundershtuar nga subjektet e siperpermendura ne Gjykaten Kushtetuese. Ligji parashikon qe pronat e sindikatave, do te kthehen ne pronesi te shtetit. Qeveria do te krijoje nje agjenci te posacme, e cila do te administroje pronat e marra nga sindikatat dhe do ti perdore ato per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Deputetet e mazhorances, kane argumentuar se pronat sindikatave, ua ka marre gjykata pasi jane dy vendime, si te Gjykates se Larte ashtu dhe te asaj Kushtetuese qe ia kane hequr te drejten e pronesise sindikatave. Nderkohe qe nga Ministria e Drejtesise ne lidhje me kete ligj, u vleresua se sindikatat kane shkelur ligjin pasi kane shitur apo dhene me qira shume prej pronave, kur ato i kishin vetem nen administrim. Ndersa Kryeministri Sali Berisha, ka sqaruar kohe me pare ne lidhje me kete ligj, se eshte nje nisme qe te mos lejohet abuzimi me keto prona dhe te sigurohet rikonstruksioni i plote i ketyre ndertimeve. Por ajo cka synon qeveria, eshte qe jo vetem te rindertoje keto resorte qe jane ne zona turistike, por edhe t'i shese ato. Gjate seances se sotme ne Gjykaten Kushtetuese, do te degjohen pretendimet e paleve, pra te perfaqesuesve te sindikatave ne lidhje me argumentet e tyre kunder ligjit. Por edhe mbrojtja e perfaqesuesit te Kuvendit dhe te ekzekutivit ne lidhje me kete ligj, miratuar ne tetor te vitit te kaluar.
Sindikatat: Karta Evropiane e te Drejtave te Njeriut, u shkel
Historia e pronave te grupimeve sindikale, ka nisur qysh ne fillimet e viteve 90 kur Shqiperia kishte hyre ne proceset demokratike. Me nje dekret presidencial te vitit 1992, sindikatave i kaluan ne pronesi, pronat e trasheguara nga Bashkimet Profesionale te kohes se diktatures. Ne vitin 1998, Parlamenti miratoi me ligj kete kalim pronesor, por duke vene klauzole qe deri ne vitin 2020, nuk do te kishte asnje tjetersim prone nga sindikalistet. Presidenti i Konfederatave Sindikale, Kol Nikolli, ka pohuar pak kohe me pare per mediat, se projektligji eshte si nje ligj qe behet per te shkelur nje ligj tjeter. Sipas tij, projektligji eshte ne kundershtim dhe me Karten Sociale Evropiane te te Drejtave te Njeriut.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Malaj-Islami: Rama po prish tryezen e Topit
- Meta: Tryeza, besoj te kompromisi
- Rama: Rinumerim votash, rezultati nuk do te ndryshoje
- "Dosjet", PD apel per referendum
- Manjani: Kutite, Rama po mbron dizertacionin
- Berisha: 2010, viti i privatizimeve
- PS: Zbardhje atentatit ndaj keshilltarit, te kapen autoret
- Shqiperi-Turqi, nga dje do te levizin lirisht pa viza
- Gjinushi: Tryeza e Topit te shtunen, nuk do te jape rezultat
- Rama, sot ne Strasburg takim me PSE
- "Konsultime me aleatet, per takimin te Topi"
- PD: Vleresojme tryezen e Topit, gati per dialog
- Topi, me Borshardt per tryezen Berisha-Rama
- Kryeministri Berisha, takim me Berluskonin
- Parlamenti evropian, pro kabinetit te Barozos
|
|