LSI: Rama, nje zedhenes i interesave te ngushta
E Marte, 09 Shkurt 2010
Levizja Socialiste per Integrim vleresoi dje, se situata politike dhe interesat evropiane te vendit kerkojne zgjidhje qe burojne prej dialogut institucional, ne respekt te plote me Kushtetuten e vendit dhe ne pajtim edhe me frymen e rekomandimeve te Rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Permes nje deklarate per shtyp, sekretari per Marredheniet me Publikun ne kete parti, Luan Rama tha se "realiteti i krijuar per shkak te bojkotit te Parlamentit prej lidershipit te Partise Socialiste eshte sa absurd aq edhe i pakuptimte". Sepse sipas tij, "stonon e iu bie ndesh aspiratave evropiane te qytetareve shqiptare, te cilet presin te mesojne jo se kur e ka mitingun e radhes Edi Rama, por se kur do te behet i mundur liberalizimi i vizave, qe edhe ata te levizin te lire si bashkeqytetaret e familjes evropiane". "Per ne nuk perben asnje problem kerkesa e Edi Rames per takim te ngushte, pasi ai shpeshhere ka deshmuar se eshte zedhenes e mbrojtjes i interesave te ngushta, prej nga lindin edhe zgjidhje te deformuara, sic ka ndodhur edhe me pare per fat te keq", u shpreh Luan Rama. D.D