PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Meta-Miloshevski: Shqiptaret do te levizin pa viza drejt BE-se, brenda vitit 2010


E Marte, 09 Shkurt 2010

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta dhe homologu i tij maqedonas, Antonio Miloshoski, shprehen dje besimin se shqiptaret do te levizin pa viza drejt Bashkimit Evropian brenda vitit 2010. Gjate bisedimeve zyrtare mes dy delegacioneve, ne ambientet e godines se Ministrise se Jashtem, vemendja kryesore u perqendrua ne ceshtjet e bashkepunimit dypalesh, ne rritjen dhe forcimin e tij ne te gjitha fushat me interes te ndersjellte, si dhe ne perpjekjet e perbashketa per integrimin evropian, perfshire ketu anetaresimin e Maqedonise ne NATO dhe bashkepunimin rajonal. "Gjate takimit vleresuam ecurine pozitive ne kuader te proceseve integruese ne BE, si liberalizimin e vizave per zonen "Shengen", dhe shpreha besimin se edhe ne do ta fitojme kete liberalizim te vizave brenda ketij viti", deklaroi kreu i diplomacise shqiptare, Ilir Meta. Ndersa ministri i Jashtem i Maqedonise tha se "anetaresimi i Shqiperise ne NATO ka kontribuar ne forcimin e stabilitetit te rajonit, por jo vetem kaq por anetaresimi i Shqiperise ne NATO, ka kontribuar ne perfaqesimin me te larte te rajonit tone ne organizmat nderkombetare". Per sa i perket procesit te integrimit evropian dhe liberalizimit te vizave, ai nenvizoi se Maqedonia ka arritje te medha. "Ne jemi gjithashtu te gatshem dhe do te mbeshtesim procesin e liberalizimit te vizave te Shqiperise dhe rrugen e saj drejt anetaresimit ne BE. Ndaj ne do te bashkepunojme shume ngushe per te ndihmuar Shqiperine qe procesi i liberalizimit te vizave te arrihet brenda vitit 2010", theksoi Miloshoski. Nga ana tjeter, ai shprehu vleresim per regjistrimin e popullsise qe do te behet, per sa i perket perkatesise se tyre etnike dhe fetare. Ndersa bashkebiseduesit e kane cilesuar te rendesishme zbatimin e marreveshjes se Ohrit. D.D




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika