PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

EUFT, nje hap para per turizmin ne vendin tone


E Hene, 08 Shkurt 2010

Universiteti Europian per Turizmin i ka vene vetes nje sfide: te kontribuoje sa me shume te mundet, ne bashkepunim me nje staf profesionistesh te huaj, per nje turizem te qendrueshem ne Shqiperi. Sipas Prof. Dr Salvatore Messina, rektor prane EUFT-se, per turizmin e qendrueshem nuk nevojiten vetem parate, por edhe burimet e duhura njerezore, per te cilat po investon ky universitet, i vetmi i llojit te tij ne vendin tone. “Shqiperise i duhen cdo vit te pakten 3 mije specialiste te kesaj fushe, ndersa turizmi eshte nje nga sektoret qe nuk e njeh krizen ekonomike”, theksoi para mediave Messina, duke shtuar se vendi yne ka thesare te shumta kombetare, me vlera te rendesishme dhe te pazevendesueshme, qe ndikojne per thithjen e turisteve. Ne konferencen per shtyp, rektori Messina beri me dije se nje grup studentesh te EUFT ne Tirane dhe te programit Master te ketij universiteti, do te udhetojne se shpejti drejt Italise, ku do te qendrojne nje jave dhe do te shfrytezojne nje guide turistike-studimore te sponsorizuar nga EUFT. Vlen te theksohet se duke qene se qeveria e ka shpallur turizmin nje prioritet ne vendin tone, keta studente do te jene profesionistet e ardhshem te turizmit ne Shqiperi, ndaj pergatitja e tyre adekuate profesionale merr permasa te jashtezakonshme.

Po keshtu, rektori i EUFT, prof. Dr. Salvatore Messina, lajmeroi se se shpejti do te kete raporte shume premtuese, ne lidhje me situaten e dy laboratoreve te ngritur nga ky universitet, perkatesisht ai i Arkeologjise ne Fier dhe ai i Pasurise Natyrore ne Divjake te Lushnjes. EUFT po bashkepunon gjithashtu me qarkun e Lezhes per nje master-plan qe synon te jete model ne vendin tone, sa i perket zhvillimit te turizmit.

EUFT eshte universiteti i pare Shqiptar qe ka arritur te cele nje filial te tij jashte vendit. Nje dege e EUFT eshte celur ne Paestum te Italise, qe eshte nje zone e njohur turistike dhe antike.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika