PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Balla: Kushtetuta garanton te drejten e hetimit te zgjedhjeve


E Hene, 08 Shkurt 2010

Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, deklaroi dje se eshte pikerisht Kushtetuta, dokumenti themelor i shtetit, qe garanton te drejten e hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Permes nje komunikimi me mediat, zyrtari lart socialist theksoi se “hetimi parlamentar lidhur me cdo ceshtje qe ka te beje me demokracine, me shtetin e se drejtes, me ekonomine, me te miren publike ne kete vend, eshte nje e drejte kushtetuese e parlamentit”. “Hapja e kutive te votimit eshte nje e drejte qe buron drejtperdrejt, jo vetem nga fuqia kushtetuese e Parlamentit, por edhe nga fuqia e cdo qytetari ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, qe e gezon te drejten e patjetersueshme per informim”, u shpreh Balla. Sipas tij, “Partia Socialiste e Shqiperise ndan me Keshillin e Evropes, me te gjithe miqte dhe partneret tane nderkombetare, dicka qe e kemi ndare qe ne fillim: Bojkoti i PS dhe protestat qytetare jane te vetmit mekanizma demokratike, ne kushtet kur parlamenti eshte i uzurpuar per shkak te legjitimitetit te vet politik te munguar”. Ai tha se refuzimi i te drejtes se tyre per te hetuar zgjedhjet eshte ne thelb uzurpimi i parlamentit. “Shqiperia rrezikon te destabilizohet thote Keshilli i Evropes. Eshte e vertete, sepse kjo krize politike eshte nje krize degraduese per institucionet e vendit dhe problemi qendron ne themelin e kesaj krize, legjitimiteti i zgjedhjeve eshte nje problem qe duhet zgjidhur per te ndalur kete degradim”, vleresoi nder te tjera deputeti i Partise Socialiste. Balla nenvizoi se “hapja e kutive te 28 qershorit eshte transparence kushtetuese dhe ligjore, dhe per asnje moment kjo domosdoshmeri nuk bie ndesh as me Kushtetuten, as me ligjet dhe as me vendimet e Gjykates Kushtetuese”.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika