Dade: Presidenti Topi duhet te zgjidhe krizen politike ne vend
E Hene, 08 Shkurt 2010
Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, deklaroi dje gjate nje prononcimi per mediat se “kreu i shtetit duhet te zgjidhe krizen politike ne vend, te evidentuar sipas saj, dhe ne raportin per Shqiperine ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes”. Ajo theksoi se “kriza politike vjen nga mosfunksionimi i hallkave institucionale, renditur mes argumenteve edhe komunikimin e veshtire mes presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha”. Sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne seline roze nenvizoi se PS ka qene gjithmone e gatshme per zgjidhjen e ngercit politik ndersa i ka kujtuar kryeministrit Berisha se ai ka ne dore rikthimin e opozites ne parlament dhe nderprerjen e protestave.