Si ta parandalojme kancerin
E Hene, 08 Shkurt 2010
Dr. Ismet Hebibi*
Se edhe kanceri mund te parandalohet, kjo eshte mese e vertete. Botimi i udherrefyesit per kontrollin e kancerit nga OBSH eshte nje pune e mire. Sidomos, pune edhe me e perkryer do te ishte krijimi i nje Programi Nacional per Kontrollin e Kancerit nga gjithe ekspertet mjekesore brenda dhe jashte vendit, te cilet kane dituri profesionale, eksperience dhe suksese ne sherimin e semundjeve te kancerit. Pra duhet sa me shpejte qe t’i kristalizojme keto iniciativa dhe detyra te shenjta dhe te jemi me profesionaliste dhe ne gatishmeri per te ndihmuar pacientet me keto semundje te renda dhe me rrezikshmeri te larte per humbjen jeteve njerezore. Sa me shpejt na duhet qe ke pacientet dhe populli, te rifillojme dhe ngreme me profesionalizem dhe sukses edukaten e mirefillte shendetesore, dhe respektimin e rekomandimeve qe dalin nga Udherrefyesi i OBSH dhe Programi Nacional, i cili duhet hartuar sa me shpejt. Sic themi ne ne mjekesi “se me lehte eshte te parandalosh (te bejme dhe aplikojme preventiven mjekesore), se sa te sherosh”. Sepse sherimi eshte ne kuptimin kohor me i gjate se parandalimi, sfidues, me dhembje dhe depresion te pacienteve, dhe familjes, pse jo sfidues edhe per vete mjeket, plus ka kosto te larte dhe kushton shume ne kohen e kesaj krize globale por edhe nacionale. Pra kjo eshte e para, parandalimi (preventiva e perbashket me bashkepunim serioz te pacienteve dhe mjekeve)per ta diagnostifikuar sa me heret dhe per te fituar luften kunder kancerit. Edukata shendetesore dhe njohja me semundjet kanceroze, lajmerimi i menjehershem te mjeku, diagnostifikimi i sakte si dhe fillimi i terapise kunder semundjeve kanceroze, jane kurs i sigurt drejti suksesit.
Fatkeqesisht, kanceri dikur e ka pasur primatin, por edhe ne te ardhmen do ta marre mjerisht, sipas konstatimeve te eksperteve shendetesore boterore, nese nuk ndermarrim masa energjike dhe veprime konkrete qe ta parandalojme. Sipas statistikave boterore ne vit nga kanceri semuren 12 milione njerez dhe mjerisht edhe vdesin nga keto semundje te rrezikshme 7. 6 milione njerez ne bote brenda nje viti. Ne Kosove nuk posedojme statistika te sakta per numrin e te semureve me kancer. Por fatkeqesisht shume njerez vdesin nga kanceri dhe numri i tyre eshte ne rritje. Shkak eshte lufta dhe rrezatimet atomike, varferia, shendetesia ne kolaps dhe gjendja e veshtire ekonomike ne vendin tone. Do t’i luftojme me konsekuence dhe dituri keto semundje, edhe pse prognozat e OBSH jane te keqija dhe me rizik te madh per njerezimin. Thone se ne vitin 2020 do te dyfishohet numri i te prekurve nga kanceri, dhe ne 2030 do te trefishohet ky numer ne menyre drastike i te semureve me kancer.
T’i studiojme dhe aplikojme me konsekuence keshillat preventive mjekesore, pasi shkenca nuk njeh kufij dhe se teknika perparon dita-dites, kjo tashme eshte me se njohur. Gjithashtu jemi deshmitare te perparimit dhe suksesit te madh te shkencave mjekesore, si ne metoda te reja diagnostifikimi, ashtu edhe ne menyra te reja dhe te sofistikuara sherimi. Kjo automatikisht nenkupton edhe zgjatjen e jetes te pacientet e nderuar me kancer, nga keto semundje te rrezikshme dhe vdekjeprurese. Kanceri i gjirit konkretisht, por edhe kanceret e tjera ne organizmin e njeriut, baze numer nje e kane trashegimin dhe semundjet kronike te pasheruara apo te kuruara dobet, si dhe ekspozimin permanent ndaj kemikaleve dhe rrezatimeve radioaktrive te demshme gjate jetes Me njohuri dhe te arritura moderne ne shkencen e mjekesise, sot keto njohuri na mesojme si te largohemi nga gjitha rreziqet e mundshme, e ky punim po i evidencon edhe njohurite e mirenjohura te praktikes time 20-vjecare ne kete larmi te mjekesise. Menjehere pas konstatimit te kancerit nga onkologu, t’i nenshtrohen terapise se preferuar medicinale dhe te fillohet qe ne start te kancerit me mjekim permanent. Me njohuri dhe te arritura moderne ne shkencen e mjekesise dhe me pervojen time 28-vjecare si mjek, vleresoj se sukseset ne kete dege te mjekesise jane shume kurajuese per pacientet te te cilet zbulohet qe ne fillin dhe te cilet vijne menjehere ne mjekim te suksesshem medicinal. Zbulimi i hershem qe ne stadin e pare te semundjes eshte preventiva me e mire dhe rruge e sigurt drejt suksesit, dhe japin si rezultat te mire jetegjatesine dhe sherimin e pacienteve. Biopsia si metoda e pare dhe me e vjetra per diagnostifikim te gjitha semundjeve, edhe atyre kanceroze duhet te behet me kujdes me te madh! Sipas zbulimeve te fundit te shkencetareve amerikan te respektuar, biopsia si metode diagnostifikimi eshte treguar me shume e demshme se sa e dobishme!
Per diagnostifikim te kancerit, metodat supermoderne mjekesore japin rezultate dhe diagnostifikim me te sofistikuar dhe shume me te shpejte (sic jane CT-ja, Mamografia dhe sonomamografia te femrat me kancer gjiri, dhe ultrazeri te ultrasonistet e specializuar dhe me eksperience te mire diagnostifikuese). Pacientet qe kane ardhur ne kohe jane sheruar plotesisht, por i jane permbajtur rregullave te siperpermendura dhe jetojne e punojne normalisht (pacientet e pare i kam sheruar qe para 20 viteve, edhe sot ndihen shume mire!) Keshille preventive mjekesore: Menjehere pas konstatimit te kancerit nga onkologu, t’i nenshtrohen terapise se preferuar medicinale dhe te fillohet qe ne start te kancerit me mjekim permanent. Perse te mos provojme mjekimin me te suksesshem dhe me te lehte medicinal me terapi avangarde farmaceutike te cilin une e perdor me sukses qe prej shume vitesh. Pasi jam mjek specialist me profesion, kam obligim profesional dhe moral te keshilloj edhe ne kete rast, dhe te ndihmoj pacientet e nderuar.